Ka kaluar pushime me të vërtetë të jashtëzakonshme këtë fundvit ish Miss Kosova dhe Miss Albania, Agnesa Vuthaj. Ndërsa në vendlindjen e saj, në Istog këto kanë qenë ditët më të ftohta të vitit, Agnesa ka zgjedhur diellin dhe plazhet e Floridës në Amerikë.

Agnesa është nisur drejt Floridës vetëm një ditë para Krishtlindjeve, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete bamirësie të zhvilluara gjatë fundvitit, e në të cilat ajo është përfshirë me shoqatën që drejton, raporton media kosovare.

Në fakt, viti që sapo lamë pas, ka qenë më se i mbarë për Agnesa Vuthajn, edhe pse nisi zymtë, me humbjen e babait të saj. Por, pjesëmarrja në edicionin e dytë të “Dancing with the Stars” në Vizion Plus, e solli Agnesën edhe njëherë në qendër të vëmendjes së publikut.