Agolli, amanet mbesës kopjen e
parë të “Zylos”: Bota është xhunglizua

Agolli, amanet mbesës kopjen e<br />parë të “Zylos”: Bota është xhunglizua
TIRANE - Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka vendosur që kopjet e para të romanit të tij të famshëm “Shkëlqimi dhe rënia e shokut "Zylo” t’ua dhurojë nipërve dhe mbesave. Këtë fakt e poston e bija e Dritëro Agollit, Elona. Plot dashuri, me dorën që i dridhet nga problemet shëndetësore shkrimtari i shkruan mbesës së tij këto fjalë në faqen hyrëse të librit.

“Anës, turtuelleshës së bukur, të zgjuar dhe strateges që njeh shumë taktika për të arritur fitoren në këtë botë të xhunglizuar. Rrofsh! Gjyshi yt i përjetshëm që të ka puthur në kokë sa linde. Tiranë 13.11, 2016.

Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ka qenë një nga romanet më të suksesshme të Dritëro Agollit. Ky roman mbeti jo vetëm një model i stilit të shkrimtarit plot kolorit e humor, por edhe i mjeshtërisë së satirës për të goditur burokracinë, jo vetëm të periudhës së komunizmit por edhe në përmasat universale.

dritero agolli
Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja. Rreth tij është debatuar shumë. Janë hequr paralele dhe janë bërë analogji me vepra të ngjashme që nuk gjetën tribunë botimi në vende të Lindjes ish-komuniste. Me këtë rast është përmendur, jo pa njëfarë çudie, shkalla e lirisë së krijimtarisë tek autorët më të talentuar në Shqipëri.

Ajo që i jep vlera universale veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo është fakti se komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkia shtetërore është edhe hierarki meritash. “Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nëpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos.

Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tlj është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike”, shprehet kritika për një nga personazhet më interesante të letërsisë shqipe. 

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli