Agolli në dokumentarin e Tërpinit
përqafimi me të birin në Rusi

Agolli në dokumentarin e Tërpinit<br />përqafimi me të birin në Rusi
“Dritëroi ynë” titullohet filmi i realizuar me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit me regji të Ilia Terpinit e skenar të Vllasova Mustës që u shfaq në Muzeun Historik Kombëtar. Në film shfaqen personalitete të njohura që vlerësojnë shkrimtarin.

Del vetë Dritëro Agolli në rini duke punuar në arë, më pas duke kënduar me grupin e Devollit. 

Ndërsa filmi u ndoq me admirim nga qindra shikues, Ilia Tërpini rrëfen motivet që ndërmori këtë dokumentar.

‘’Dritëroi është devolli. Ai nuk është ndarë kurrë nga fshati i tij Devoll. Ai kudo që ka shkuar, dhe poezitë që i ka kaq të forta Devoll, Devoll janë të paarritshme deri më sot. Ai është toksorë , ai është nga shkrimtarët e rrallë shqiptar’’ është shprehur Tërpini. 

Nga takimet me banorët e vendlindjes tingëllojnë qartë fjalë e Dritëro Agollit se në jetën e tij nuk e ndërron Menkulasin me asnjë kryeqytet të botës dhe se lumin e Devollit nuk e ndërron as me Nilin. Gjithë jeta e tij është në këtë film. Rinia në Gjirokastër e më tej edhe jeta në Shën Peterburg. 

Regjisori Ilia Terpini nuk lë jashtë vëmendjes as djalin e shkrimtarit. I martuar me një ruse në moshën 25-vjeçare, Agolli ndahet pas prishjes së marrëdhënieve politike shqiptaro-ruse. Kishin një djalë, Arjanin që jeton atje.

Në film shfaqet një foto e Agollit me rusen Nina dhe me të birin, gjatë vizitës që shkrimtari bëri në Rusi pas 1990-s bashkë me Sadijen, bashkëshorten e tij. 

Kanë zënë një hapësirë të konsiderueshme në film 15 vjetët e gazetarisë në “Zëri e Popullit”, koha kur Dritëroi ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Marrëdhëniet e ngrohta me bashkëshorten dhe krijimtaria.

[gallery]19406[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë