Agolli shuan polemikat: Asnjë
problem me trajnerin e kombëtares

Agolli shuan polemikat: Asnjë<br />problem me trajnerin e kombëtares<br>
Lënia jashtë e kapitenit të kombëtares shqiptare Ansi Agolli nga trajneri Christian Panucci për miqësoren ndaj Turqisë bëri jo pak bujë në media. Për të sqaruar situatën ka menduar vetë mbrojtësi i Qarabagut dhe kapiteni i kuqezinjëve i cili i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport ka shuar çdo polemikë.

“Panucci më telefonoi dhe më shprehu besimin e tij. Për të unë vazhdoj të jem pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares. Trajneri ka një projekt afatgjatë te Shqipëria dhe kërkon të provojë sa më shumë lojtarë kjo është arsyeja kryesore që unë nuk jam pjesë e këtij grumbullimi pasi bëhet fjalë thjeshtë për një ndeshje miqësore.

Tërheqja ime nga kombëtarja? Këtë nuk mund ta them, në futboll nuk mund të bësh parashikime, nuk e di edhe për sa kohë do të luaj. Unë gjithsesi ndihem i kompletuar për ato cfarë kam arritur me Shqipërinë. Jam kapiteni i kombëtares dhe kam luajtur në një kampionat europian, pasi përsa i përket trofeve,me Shqipërinë kjo gjë është pamundur”. Edhe pse është 35 vjeç te Qarabagu, Ansi Agolli po përjeton një rini të dytë. Pak ditë më parë ai u përfshi në formacionin më të mirë të javës në Champions League. Agolli nuk e fsheh kënaqësinë ndërsa shpreson të vazhdojë të luajë gjatë me skuadrën azere.

Për momentin kapiteni i kuqezinjëve as që e mendon rikthimin në Kategorinë Superiore. Agolli nuk ka asnjë peng nga karriera e tij e deritanishme ndërsa ëndërron që në të ardhmen të festojë edhe një tjetër titull kampion me Tiranën. “Kam edhe një dëshirë të fundit përpara se të var këpucët në gozhdë, të fitoj edhe një tjetër titull kampion me Tiranën, pasi ndjesitë dhe emocionet që kam përjetuar kur kam qenë pjesë e bardhebluve nuk do t’i harroj kurrë”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)