Agolli: Trajtimi i tifozëve ndikoi te
lojtarët, policia të ndryshojë sjellje

Agolli: Trajtimi i tifozëve ndikoi te<br />lojtarët, policia të ndryshojë sjellje
Ansi Agolli ka dalë në mbrojtje të “Tifozave Kuq e Zi” pas vendimit të këtyre të fundit për të bojkotuar ndeshjet që Kombëtarja do të luajë në Shqipëri.

Në cilësinë e kapitenit, mbrojtësi kuqezi ka shprehur rezerva për trajtimin që iu bë mbështetësve të përfaqësueses në ndeshjen me Izraelin.

Në një postim në “Facebook”, 34-vjeçari thekson se policia shkeli të drejtat themelore të njeriut, ndërsa u bën thirrje këtyre të fundit që të rikthehen në stadium.

Ky është postimi i Agollit:
“Zakonisht jam i heshtur pas lojëve të kombëtares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet të ketë reflektim. Sigurisht që asnjë nga ne në fushë, stafi e shikuesit nuk janë të kënaqur me rezultatin e ndeshjes së fundit. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për punë, nga të gjithë ne, dhe jam i sigurt që do të punojmë që të sjellim paraqitje me te mira në ndeshjet e radhës. Por sikur të mos mjaftonte, situata jashtë fushës së lojës, trajtimi i tifozëve tanë, ka lënë një shije të hidhur për ne si lojtarë.

Në ndeshjen e fundit, u morën masa ekstreme sigurie, e u krijua një tension i tepruar, të cilët e vështirësuan jetën dhe lojën për të gjithë ne. Duket i pakuptimtë trajtimi i ashpër i tifozëve tanë. Ata janë vërtet të mrekullueshëm, siç kanë treguar në të gjitha ndeshjet e kombëtares, me mbeshtetje të zjarrtë dhe korrekte me kundershtarët. Po ashtu, në Evropian, ku alarmet e sigurisë ishin shumë më të lartë, ata u vlerësuan nga të gjitha mediat e huaja si shembull për masivitetin e sjelljen.

I falenderojmë sinqerisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve. Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent. Asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim.Urojmë që të mos përsëritet më! Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen në stadium!
Fundja për ata luajmë futboll!!!

#ShqipëriaMbiGjithçka”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve