TIRANE, 29 Janar /ATSH/- Në edicionin e 26 të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë "Agrotica 2015", që po zhvillohet nga data 27 - 30 Janar, në Selanik të Greqisë, merr pjesë edhe agrobiznesi shqiptarë.
Të përfaqësuar nga anëtarë biznesmenë të shoqatës së imputeve bujqësore (AFADA), agrobiznesmenët shqiptarë po njihen në ekspozitën më të rëndësishme ndërkombëtare, me përparimet e fundit të Teknologjisë dhe Shkencës, që nxit zhvillimin bujqësor dhe agrobiznesin.
Burime nga Këshilli i Agrobiznesit bëjnë të ditur se, Shqipëria po përfaqësoeht dhe është pjesë e përvitshme tashme, e takimit më të madh ndërkombëtar të profesionistëve nga sektori i bujqësisë që mbidhen në Selanik dhe paraqesin zhvillimet më të fundit nga bota në fushën e makinerive, pajisjeve në sektorin bujqësore. Eventi pritet t'i shërbejë forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit mids dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit në tërësi.e.xh/ /a.g/