Skandali i kompanisë ‘Agroblend’ me miellin e konstatuar me përmbajtje alfatoksine vazhdon edhe pas bllokimit të tij nga AKU. 

30 ton miell i bllokuar në magazinë pas analizave është shitur nga kompania pavarësisht se për shkak të alfatoksinës sasia e miellit prej 41 tonësh ishte ndaluar të tregtohej.

Mielli i bllokuar ishte në një magazinë por duket se kompania ku mundur ti shpëtojë syrit të autoriteteve duke e nxjerrë miellin nga magazine dhe duke e tregtuar atë. 

Vetëm pak ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se gjatë një inspektimi në kompaninë Agroblend kishte gjetur përmbajtje të alfatoksinës në miell.

 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)