I ftuar në emisionin  Repolitx në Report Tv, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka foli për situatën politike në vend. Ai deklaroi se kjo situtatë  po shkakton një 'hemoragji' në vend pasi të rinjtë po largohen.

"Unë gjykoj se Rama flet me gjuhën e të fortit. Një pjesë e madhe e popullit janë kundër qverisjes dhe nuk do shkojnë në këto zgjedhje pasi nuk janë dakort më mënyrën si do mbahen ato. Kjo sjell hemoragji dhe ikje të rinisë nga vendi. Rama duhet t'i thërrasë arsyes", u shpreh Duka.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Gjergj Koja në Report Tv: Opozita mund t'i bëjë shqiptarëve një dëm të pallogaritshëm

1556134890_gjergjkoja.jpg

Gjergj Koja, ish-ministëri i Shëndetësisë tha në Repolitix se bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozitës është një dëm i pallogaritshëm për shqiptarët.

"Nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, do jetë një dëm i pallogaritshëm për shqiptarët. Duhet të hyjë në zgjedhje për shqiptarët. Pas zgjedhjeve vendore duhet të rishikohet reforma. Po shkohet në zgjedhjet vendore dhe nuk ke më kohë të bësh Reformë zgjedhore. Nuk ka garanci se largimi i Edi Ramës si kryeministër do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet kanë probleme të tjera dhe nuk lidhen vetëm me një individ", u shpreh Koja.

Ora 21:34
Braimllari në Report Tv: Duhet vullnet për një qeveri tranzitore

Ish-deputeti i LSI ka thënë në Repolitix në Report Tv se me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë zgjedhje dhe deklaroi se se deputetët e rinj në Kuvend janë blerë prej tij.

"Sot problemi nuk është reforma zgjedhore por shkëputja nga politika kriminale. Sot duhet vullnet për një qeveri tranzitore. Sot ne nuk duhet të ndalemi se hyri një deputet në parlament sepse Edi Rama po i blen. Qeveria tranzitore do krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka", u shpreh Braimllari.