Agron Gjekmarkaj: Lërini dënglat jo Jorida, jo Gazi, jo Basha, kryetar PD-je do zgjidhem unë

Agron Gjekmarkaj: Lërini dënglat jo Jorida, jo Gazi, jo Basha, kryetar PD-je do zgjidhem unë

Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku

Grimcë e çuditshme e një ditë monotone!  E kush se mban mend Bernard Banushin inxhinierin e shquar që vigjilonte mbi Lulzim Bashën në ditët e lavdisë dhe në ato të kiametit, i cili si re mizore me dy pisqolla në brez ku errej nuk çilej !!! E pra tani ai Danoç ka mbetur në hije nga furia mediatike e zonjës Dupi, nga trimëria e zotit Zupi dhe nga elokuenca e Kodupit! Duket mërzia i punon qindin ndershmërisë së njeriut !! Një miku im biznesmen me premtoi një shishe raki safi nga ajo e mira fare që bëhet në kufi mes Italisë dhe Austrisë.

Atë do e merrte Bernardi për të ma sjelle si thesar. Nuk e njihja atë pije të bekuar  e nga kurioziteti e pranova me qejf premtimin që ajo shishe do bëhej e imja. Dje gjatë ditës me kishte dërguar disa foto të shishes në orë të ndryshme si siguri që shishja po vinte ne drejtimin e duhur. Paraditja iku duke u marrë me ambasadorët ku së bashku me  të vendosurën Mimi di Puccini me nobiliarin Tom, me qerratain Etjen, me të zemëruarin Tritan, me të heshturën Greta, me të qeten Klodi, me lavdëruesin Lavderim,  me të zymtin Klos, me liberalin patetik Petro, me kokulurën Etilde që do qisnin në selamet punët e vatanit.

I kruam i lyem i vajosëm siç na e lypte ndera. U ktheva në shtëpi si u murrëtyer prit e prit po hiç. Aty kah ora 23 e darkës  ra telefoni ishte vete Bernardi me një zë plot mister! Zbrit shpejt se jam në lagje, mos dil nga rruga kryesore po bjeri nga cepi! Heu thashë me vete çka ngjarë?! Sa u afrova zbriti nga makina dhe me shenja enigmatike me tha ta ndiqja nga pas. Ec ai ec unë mu duk vetja si Luli me Taon që rënden për tu takuar një natë të kreshpëruar dimri. Pasi e ndoqa nja gjashtë minuta u gjindëm në një hyrje të rrjepur pallati.

Ç’të shihje! Me solemnitet nga poshtë një qyrku të hollë nxori një pagure ushtrie alumini të lidhur në katër anë me rripa jeshil doku dhe një tapë nga boshti i kallamboqit mbështjell me gjethe hardhie! Sa e hoqi tapën u ndie një puf sikur hapi një shishe shampanje dy pleq qe po kalon aty pari u rrezuan për toke nga tafti, ndihej një arome fiku e sheqeri bashke!! Po kjo? Rakia tha? Ajo e mira fare e atij mikut po e futa në pagure qe të mos dukemi si oligark dhe mos na ndiqte kush nga pas!! O Zot kij mëshirë mërmërita. He tha ke ndonjë pakënaqësi dhe dëgjo tani? Lërini dënglat jo Jorida, jo Gazi, jo Basha, sakën se ju dëgjoj më, pije këtë, largo turbullirën qe ke në koke se Kryetar Pd-je do zgjidhem unë se boll ju mbajta në qafë. Sokëlliu dy a tri herë dhe u bë erë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta