Agron Gjekmarkaj: Verbëria!

Agron Gjekmarkaj: Verbëria!

Jashtë Kuvendit 1 dhjetor 2023

Prej tre muajsh Parlamenti i Shqiperisë ka humbur normalitetin, sot ai la pas shpinë edhe dinjitetin. 

Kuvendi nuk është pronë e Partisë Socialiste, as e pushtetit as e gardës së Republikes por Institucioni më i lartë i saj shprehje e vullnetit qytetar. Sot për një kohë të gjatë edhe pse Zëvendës Kryetar i Kuvendit përfaqesues i Opozitës nuk u lejova të futem në ambientet e mia të punës, dhe si unë shumë deputet të tjerë të opozitës ndonëse ndaj nesh nuk kishte asnjë masë ndeshkuese.

Gandist e rugovian prej natyre kam mbështetur kauzën e opozitës pa qenë protagonist i dalluar i saj. Sot, deputetët u ndanë të kategorisë superiore dhe inferiore. Nuk është çudi që një ditë të na kërkojnë qendisma  dalluese e diskriminuese.

Garda kujdesej me një gjuhe shenjash ti udhëhiqte kolegët socialistë të hynin në kater dyert anësore duke bërë ndarjen "tanët" dhe "ata". 

Per ata që nuk e dinë "gardat pretorianë" ruanin nderin e shteteve ndërsa garda politike po e çnderon shtetin. Gramoz i gardës meëoje këtë nëse të mbetet pak kohë nga tenderat. 

Shtetet ndërtohen mbi trashigimitë. Një ditë asnjëri prej nesh nuk do të jetë, do të jetë larguar siç e thoshte moti socialisti, Dritëro Agolli por çfarë lëmë pas? Ai la libra dhe kollën e tij të thatë dhe shembullin që virtyti triumfon mbi partinë. Ne çfarë lëmë? Dhunim tek më të dobëtit? Përvetësim të shtetit, ideologjizim të administratës, nështrim pa kushte ndaj barkut e të prapanicave. Qyqarët, servilët, hajdutët, injorantët po e pickojnë ADN-në e Kushtetutës aq shumë sa ajo duket tashmë si një xhybe e dalë boje rrëze një ferre.

Opozita po bën betejën e saj për të drejta kushtetuese, të drejta këto që po nëpërkëmben dhe shtypen me thundra gardistësh. Sot me një akt të papreçedente kjo mazhorancë kaq e akuzuar e kaq e venitur me një akt të pashembullt votoi për asgjesimin e Opozitës në Parlament. Rregullorja e votuar sot praktikisht tenton thyerjen e Opozitës. Do doja që sallën e kuvendit ta shfrytëzoja për dimensionin e fjalës dhe argumentit, por fjala pa garanci kushtetuese është fasadë. Protesta kërkon normalitet ndërsa "normaliteti" pa rregulla është xhungël. Ambasada e SHBA-ve, e Anglisë, ato të BE duhet ti vinë në ndihmë jo Opozites por Shqipërisë që ajo të mos humbasë standartet demokratike, të drejtat kushtetuese. Konceptim e opozites prej tyre e fituam. Me ta duhet ta mbrojmë. Ne jemi në NATO dhe aspirojme BE-në me të drejta të plota. Nuk mund të rrimë aty dhe as të shkojme atje me një opozitë jashtë ligjit. Opozita dhe opozitarizmi nuk janë çështje individuale, janë shumë më tepër se kaq janë thelb i demokracisë, ambasadorët e nderuar po bëhen deshmitarë të një vdekjeje të paralajmëruar.

Shumë gazetarë pyesin, qytetarë gjithashtu, hë çdo bëni tani, po më pas, me një kersheri feminore në raportime premtimet e patetikës politike. E kam një përgjigje për të gjithë, kudo ka ndodhur, në Shqipëri shumë më tepër që arsyeja është mbytur nga forca ndërsa kujtimi i së drejtës na ka dhënë forcë të ngrihemi në vitin 1990. Përsëri mund të ndodhë e përsëri mund të gremisimi.

I kujtoj Kryeministrit të vendit Edi Rames një sërë artikujsh që ai botonte tek gazeta "Koha jonë" në vitet 1992-97 në kërkim të një demokracie liberale, të rregullave demokratike, kundër depersonalizimit të politikës dhe dominimit të individit dhe jam i sigurt që nëse e bën, nëse aso kohe ishte i vërtetë dhe në paqe me veten, do ta thyente pasqyrën e kësaj dite të shëmtuar, do ta griste portretin e dhunës gardiste, rregulloren që asgjëson opozitën.

Po Kryeministri duket s'ka kohë ti rikthehet vetvetes. Deputetët e Kosovës votuan kundër atonomisë së tyre në vitin 1990 por ishin të rrethuar nga tanket e Milosheviçit. E korigjuan në Kaçanik sa gjetën pak liri po këta tonët sot pse votuan kundër vetvetes, kundër pluralizmit dhe të një Shqipërie normale. Kjo është verbëri do thoshte Saramango.

S.G/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rlekli: 15/12/2023 18:01

    Keta mostra deputet plehra qe e lane kete vend dhe vazhdojne ta lene ne erresire kane qellim vetem te fitojne vete se po po te jete ndryshe kerkonin sipas ligjit te gjtha te drejtat e opozites.Jane keta plehra qe se bashku me nongraten ben kandidat per kryetar bashkie ne Himare Beilerin vetem e vetem se ai kishte mbrapa qarqet shoviniste greke.Turp te keni o te marre!

    Përgjigju
  • Kovaçi: 14/12/2023 15:48

    Mire o zotni Gjokmarkaj po kush u pengon juve qe ankesat qe keni per mohimin e te drejtave kushtetuse ti paraqisni ne gjykaten perkatese dhe te mos pengoni punen e Kuvendit ku perplasja behet me fjale dhe jo me grushta e me zjarr venie. Sa mire e gjeni deren e gjykates kushtetuse per te pezulluar masen shternguse ndaj Bershes, por jo per te paraqitur ankesat tuaja qe keni per punen ne Kuvend. Per rastin eankesave tuaja keni gjetur rrugen e forces si huligan dhe aspakt te kulturuar siç duhet te jete nje deputet qe shihet dhe i jep shembullin nje populli te tere. Kalliri plot eshte i perkulur, kurse ai bosh eshte fodull dhe ngrifet si gjel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta