TIRANE- Piktori i njohur Agron Hoti, siç e përshkruan Ylli Drishti, “artisti me një imagjinatë të fortë dhe një ndjeshmëri të madhe orientale, njësoj si i famshmi Ibrahim Kodra”, do të prezantohet nga data 15 deri më 30 korrik 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve me ekspozitën e titulluar “Abstrakt dhe Kolazh”.
Ekspozita me titull “Abstrakt dhe kolazh” do të prezantohet e kuruar nga Ylli Drishti në sallën e vogël të ekspozitave të përkohshme në GKA. Hoti pohon se ka në këtë eskpozitë rreth 15 vepra, të realizuara në periudhën 2001 – 2015.
Pjesa më e madhe e tyre janë të realizuara për këtë ekspozitë dhe Hoti prezantohet në dy teknika, akrilik mbi kanavacë e kolazh. “Vetë artisti preferon tablo abstrakte dekorative, jo sipas skemave klasike, por që brenda tyre të ndjehet lëvizje, hapësirë dhe lojë e strukturave të njollave që ai krijon duke realizuar vepra me një fantazi jo të zakonshme”, sipas kuratorit Drishti. Hoti ka lindur në vitin 1970 në Mamurras, Kurbin. Ai e ka nisur interesimin e tij për artet fillimisht me skulpturën, e më vonë shfaqi talent për pikturën, ku u shqua në vizatimin e portreteve.
Talenti për skulpturën dhe pikturën njëkohësisht e afirmuan edhe me artet e kombinura dhe sidomos kolazhet. Tashmë me talentin e tij dhe konkurron denjësisht me më të mirët në artet pamore. Këtë e e vertetojnë edhe çmimet e shumta që i janë atribuar nga skenën europiane të artit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com