Agron Xhafaj/ 6 misteret mbi origjinën e përgjimit të PD-së që ngrenë pikëpyetje

Partia Demokratike ka publikuar sot një përgjim, në të cilin pretendon se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, flet në telefon me një trafikant për çështje droge.

Audio-përgjimi në fjalë ngre mjaft dyshime lidhur me autenticitetin e saj.

Së pari, trafikanti që pretendon PD se dëgjohet në audio-përgjim identifikohet vetëm me një “X” dhe nuk thuhet nëse përgjimin e ka bërë ai vetë, apo prokuroria.

Për personin në fjalë nuk ka asnjë të dhënë se kush është.

Edhe pse PD thotë se ai është një trafikant i dënuar më parë parë, ajo nuk e bën të ditur identitetin e tij, duke i shtuar edhe më shumë pikëpyetjet mbi besuehsmërinë e përgjimit.

PD ka dhënë edhe një numër telefoni që pretendon se i përket Agron Xhafajt, por nga audio  e publikur PD nuk thotë se cila është prova që zëri që dëgjohet në të është i njëjtë me atë të Agron Xhafajt.

Agron Xhafaj nuk është person publik dhe pakkush e njeh zërin e tij.

Përgjimi ambiental, PD thotë se është kryer në një lokal që njihet si pronë e Agron Xhafajt, por edhe për këtë nuk ka asnjë të dhënë. Në fakt, bashkëpunëtori “X” përmend lokalin me emrin e një personi tjetër, që ai e quan “Toto Qorri”.

Në asnjë pjesë të bisedës telefonike apo asaj ambientale nuk përmendet një lokal tjetër, që të mund të japë ndonjë indice që të lidhet me Agron Xhafajn.

Partia Demokratike bie edhe në një tjetër kontradiktë kur nga njëra anë sulmon Fatmir Xhafajn se ka penguar hetimin apo arrestimin e vëllait të tij dhe nga ana tjetër, nxjerr një përgjim, i cili mund të bëhet vetëm përmes vendimeve të organeve të drejtësisë, që janë ato që hetojnë.

Por duke qenë se për dhënien e aturozimit të këtyre të fundit për përgjimin e Agron Xhafajt nuk ka ndonjë informacion zyrtar, atëherë besueshmëria e përgjimit në fjalë vihet në dyshim të fortë, aq më tepër kur ai ka rënë në duart e një partie politike, përpara se të shkojë në gjykatë apo prokurori.

Megjithatë një përgjigje më të mirë të gjitha këtyre pikëpyetjeve mund t'ia japë vetë sistemi i drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marui Taqi: 14/05/2018 18:47

    O Vetting USA EU qeke shum i zgjuar më i zgjuar se luli që thot 7×7 =42 . Po kur Pd paska fakte të pa kundërshtushme pse si çon në prokurori dhe e dyta ku e ka ktë të drejt kriminelët e pd të përgjojn ata dënohen për këtë veprim . Se vetëm prokuroria ka të drejt të përgjoj . Po kta si e kan bër përgjimin e me çfar aparati . Pra çdo gjë është e sajuar shou po dhe për ktë gjë dënohet krimineli ordiner...

    Përgjigju
  • agim: 14/05/2018 15:22

    Pdja ka dy pun 1 per problemet e veta dhe 1 SI hetsia per krimet po na tregon barssleta hej shikoni po fluuturon gomari Te tjeret I pergjigjen po me gjith samar pd nuk di ku Te fus koken se izet haxhiaj esht NE shqipri.

    Përgjigju
  • Vlora: 14/05/2018 14:55

    E lexova cfat thot Pd lidhur me kete pergjim,me keqeardhje pranoj qe eshte inskenim prej budallai ,dhe ai qe e ka bere kete ka qe komplet idiot. PD kije mire.parasysh nuk vjen dot ne.pushtet me gomarlleqe te tilla. Nuk ma ndjen fare per ministrin xhafa ,madje them qe i urej keta te PS,por fakti eshte fakt dhe Shqiperia ka nevoje per opozite bindese,jo opozite qe mos ta besojne as militantet e ndershem.te PD.

    Përgjigju
  • Vetting USA EU: 14/05/2018 14:42

    Pyetja e vertete eshte a ka mjaftueshem indicie prokuroria per te nisur hetim? Pergjigjia eshte sigurisht qe po, nqs hetimi del qe ai eshte i paster ateher PD denohet per shpifje.

    Përgjigju
    • Vetting USA EU: 14/05/2018 15:42

      O pjeter lere gjurmen por shiko ujkun para syve.

    • Erinda: 14/05/2018 14:55

      Duhen denuar per shpifje !

    • Pjeter: 14/05/2018 14:54

      Po si more burre keta te pd nuk kane turp ! Ja kaluan Enverit me luften e klasave ? Vetem duke shpifur , ae kuptojne se populli po tallet me pd , se jane bere te turpshem ? Kujtojne se populli eshte be v 91 dhe kujtojne se hane bare ! Shume te turpshem dhe tashme te pa durueshem !

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë