Agron Xhafaj mbërrin në Itali, vetëdorëzohet te autoritetet

Burime për Report Tv konfirmuan se Agron Xhafaj ka mbërritur në Itali rreth orës 17:30 të kësaj mërkure përmes aeroportit të Romës. Ai është vetëdorëzuar te autoritetet policore italiane.

Agron Xhafaj vendosi t'i dorëzohej drejtësisë italiane pas akuzave të përditshme të opozitës, të cilët publikuan edhe një përgjim ambiental ku pretendohet se ai bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese kanabisi në drejtim të Italisë. Në një letër të gjatë Agron Xhafaj sqaronte se ishte ndaluar për një muaj nga autoritetet italiane për një faj të kryer 16 vite më parë, por më pas ishte lënë i lirë.

PD dhe LSI kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm si përgjegjës moral por edhe ligjor lidhur me ndryshimin e nenit të ekstradimeve i cili sipas pakicës parlamentare është bërë nga Xhafaj për të mbrojtur vëllain nga dënimi në Itali.


Lajmi kryesor:

Letra e Agron Xhafajt: Po u dorëzohem autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin!


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda