Letra e Agron Xhafajt: Po u dorëzohem autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin!

Vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, nëpërmjet një letre me të cilën i është drejtuar sot opinionit publik, ka bërë të ditur se do t’i vetëdorëzohet sot autoriteteve italiane të drejtëissë, për të vuajtur një dënim penal të dhënë ndaj tij në shtetin fqinj.

Agron Xhafaj shkruan se ka gabuar në rini si shumë të tjerë dhe se është i penduar për atë që ka bërë, edhe pse e konsideron dënimin shumë më të lartë se sa gjestin e tij.

Agron Xhafaj shkruan se autoritetet italiane e kanë liruar vetë atë pasi e ndaluan një muaj dhe se ndaj tij nuk ka patur asnjë kërkesë ekstradimi apo shpallje ndërkombëtare në kërkim.

Vëllai i ministrit të Brendshëm thotë se e ndërmerr këtë akt edhe pas sulmit të madh politik që po bëhet ndaj familjes së tij.

Por Agron Xhafaj këmbëngul për audio e publikuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë është një montazh i sajuar dhe se në të nuk është zëri i tij.

Drejtuar opinionit publik

Unë jam Agron Xhafaj.

Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i  Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:

Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italia ne të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.

Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.

Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.

Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.

Agron Xhafaj

Tiranë më 16 Maj 2018

Letra e Agron Xhafajt drejtuar opinionit publik

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:38
Agron Xhafaj mbërrin në Itali, vetëdorëzohet te autoritetet

Burime për Report Tv konfirmuan se Agron Xhafaj ka mbërritur në Itali rreth orës 17:30 të kësaj mërkure përmes aeroportit të Romës. Ai është vetëdorëzuar te autoritetet policore italiane.

Agron Xhafaj vendosi t'i dorëzohej drejtësisë italiane pas akuzave të përditshme të opozitës, të cilët publikuan edhe një përgjim ambiental ku pretendohet se ai bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese kanabisi në drejtim të Italisë. Në një letër të gjatë Agron Xhafaj sqaronte se ishte ndaluar për një muaj nga autoritetet italiane për një faj të kryer 16 vite më parë, por më pas ishte lënë i lirë.

PD dhe LSI kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm si përgjegjës moral por edhe ligjor lidhur me ndryshimin e nenit të ekstradimeve i cili sipas pakicës parlamentare është bërë nga Xhafaj për të mbrojtur vëllain nga dënimi në Itali.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alex: 16/05/2018 23:13

    Si je shkuar ne Itali me vize apo shkove me emer tjeter.

    Përgjigju
  • Fredi: 16/05/2018 16:08

    A thua do te kete me meshire Fatmir Xhafa si minister i brendshem per Saliun, Lulin, Alibeajn, Tahirin, Abazin? Nuk e besoj! Ne momentin qe i vetmi mjet shantazhi ndaj tij ju hoq nga gojet dhe argumenti keta plehra te gjejne vend dhe te futen. Se kuptoj perse heziton ende prokuroria ti jape nje goditje te merituar amtiligjit te perfaqesuar nga keta jashteqitje.

    Përgjigju
  • erma: 16/05/2018 16:07

    mooos...po pse su dorezove me pare, apo te mbronte big brother

    Përgjigju
  • Enea: 16/05/2018 15:34

    Skena turpi per PD-LSI,meritojne vetem percmim e neveri

    Përgjigju
  • bleri: 16/05/2018 13:01

    Perse o shqiptare gjeni ngushellim e kenaqesi tek historite e dhimbshme... gjeni frymezim tek e keqja... deshironi ti shikoni me teper gjerat zi se bardhe... Apo eshte me vend fjala e urte popullore "Maskaralliku kerkon shoqeri" Shikoni te verteten ne sy edhe pse nuk ju vjen mire. Guximin e Agronit pak kush do ta kishte pasur. Nje baba qe per fatin e tij te keq (gaboi ne rinine e hershme, si shume kush) le mbrapa femijet e familjen e dorezohet vete, vetem per ta shpetuar familjen e tij nga shpifjet e shantazhet. Pa mendoni njehere sikur te ishit ne vendin e tij, kush prej jush do te guxonte si ai. Edhe zoti e fal te penduarin dhe e pranon pendesen si virtytin me te larte...

    Përgjigju
  • Albani: 16/05/2018 12:19

    Kete "borgj" vellau i Ministrit te brendshem eshte dashur ta lane me heret.Tani pozia del me nji audio te incizuar.Prandej Rama ben gabim nese nuk e largon Ministrin e brendshem.

    Përgjigju
  • Ilyricum: 16/05/2018 12:19

    Si ka mundesi qe u be kaq I ndershem qe te paraqitej vete tek drejtesia italiane pikerisht pasi i doli pergjimi??? Po te donte ta bente per negociatat, do kishte shkuar sapo doli vendimi i gjykates ose sapo u publikua nga PD dhe jo tani pas pergjimit. Sipas meje, iku ne Itali pasi perndryshe do arrestohej edhe ne shqiperi ( te platen deri sa te mbaronte procesi i verifikimit te audios ) dhe burgu italian ndoshta do te kete kushte me te mira jetese. Tani qe eshte atje nuk do kemi rast ne si publik te ia degjojme zerin. Me teknike zeri edhe Meta doli i pafajshem. Ministri duhet te jape doreheqjen per faktin qe merret me qeshtjet e drejtesise dhe nuk arriti te binde me kohe te vellain e eshte e drejte te vuaje denimin pasi ka bere krim. Moralisht ose bente keshtu ose nuk I fliste me.

    Përgjigju
  • Pjeter: 16/05/2018 12:17

    Sa turp PD ben ate qe dhe Enveri nuk e bente .cfare flisni ore komuniste mbetet duke shpifur!po si kerkoni qytetareve tuaj te arrestohem me deshire ! Po edini sa shqiptare jane denuar neper europ vetem se jane shqiptare ? Turp sali na ke kthyer ne diktature . Eshte turp qe nuk din gje tjeter vetem te shpifesh !

    Përgjigju
  • Maks: 16/05/2018 12:08

    Te lumt mor cun mos ler keta shkerdhata te marin neper goj emrin e mir te familjes sate dhe mos ua fal kete fyerje ketyre feliqsirave

    Përgjigju
  • Arben Metani: 16/05/2018 10:33

    Kjo qe ka bere ky qytetar eshte veprim qe kerkon ndershmeri dhe guxim. Ndersa nga kendveshtrimi politik, edhe pse vete nuk eshte i perfshire, eshte mjaft korrekt dhe nje ndihme e madhe per te arritur Shqiperia ate qe per momentin po kerkon dhe qe jo te gjithe e vleresojn rendesine.

    Përgjigju
  • Vlora: 16/05/2018 10:25

    Respekte Goni ne qe te njohim ne Vlore e dime mire se cfar djali je,lere te llapin langaraqet qe dogjen e shkateruan Shqiperine.. Ti je njeri familjar dhe nje djale i shkelqyer. Drejtesia do jet ne anen tende jam.i bindur per kete ,ska vlonjat qe ne rinin e tij mos te ket bere gabime(Vetem te vdekurit nuk gabojn),por te pakten prindrit nuk na kan vjedhur si kan vjedhur bajgat e Pd me sali mutin ne krye.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja