Ahmataj gjithmonë e më larg Tiranës, në skenë dalin zëvendësuesit

Ajo që nisi si një deklaratë ‘bombë’ pas ndeshjes me shumë mundësi fsheh shumë gjëra nga pas, por gjasat janë të mëdha që Tirana në harkun kohor të një muaji të mbetet për herë të dytë pa trajner. Kanë kaluar mjaftueshëm orë që kur Ahmataj paraqiti dorëheqjen nga Tirana, me arsyen se në klub njerëzit të afërt me stafin drejtues punojnë për të larguar trajnerin.

Edhe pse u tha se ishte një veprim i nxituar si pasojë e humbjes 2-1 me Skënderbeun, deri më tani nuk ka rezultuar kështu. Nga klubi nuk ka ende asnjë reagim zyrtar, ndërsa burime brenda tij bëjnë me dije se Ahmataj është më shumë i ikur se në krye të skuadrës.

Në ambientin futbollistik kanë filluar të qarkulllojnë edhe emrat që do të zëvendësojnë Ahmatajn, me Devollin i cili është në krye të listës pasi ishte një nga kandidatët edhe një muaj më parë kur Ahmataj mori vendin e të larguarit Ardian Mema. Emra të tjerë që përfliten është ai i Sulejman Starovës, por edhe i Mirel Josës, i cili ishte në krye të skuadrës kur kjo e fundit zbriti nga kategoria.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi