Ahmet Zogu, negociatat për
takimin në Departamentin e Shtetit

Ahmet Zogu, negociatat për<br />takimin në Departamentin e Shtetit
PJESA 6

Sikurse kemi përcjellë më përpara, Mbreti Zog gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 1951 pati tre takime kokë më kokë me një personazh misterioz dhe ende të paidentifkuar, ku u diskutua plani operacional “Molla” për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Takimet u kryen në datat 21 gusht  në Washington, dhe 30 gusht e 12 shtator 1951 në Nju Jork. Megjithë rëndësinë dhe ndjeshmërinë e lartë të temave të trajtuara, ato kishin në dukje karakter privat, çka del nga fakti se ishin zhvilluar në mjedise hotelesh. Tre takimet individuale u paraprinë nga një takim i pare, i dates 15 gusht 1951, i zhvilluar edhe ky në Hotelin Mayfloëer në Ëashington.
 
NEGOCIATAT

Në arkivat amerikane ekziston edhe një dokument ku rezulton se Zogu kishte kërkuar takim në Departamentin e Shtetit qysh në fillim të ardhjes së tij në SHBA. Dokumenti, që mban daten 1 gusht 1951, përcjell interesin e palës amerikane që Zogu të takohej me dy zyrtarë të nivelit të mesëm në Departamentin e Shtetit, më konkretisht me Zz. Perkins dhe Bonbright. Takimi ishte kërkuar nga Zogu nëpërmjet William T. Frary, alias Baron Frary von Blomberg, i cili e paraqiti kërkesën me telefon. Paraprakisht u caktua një takim për të Mërkurën, 8 gusht, ora 16:00. Fillimisht z. Frary sugjeroi që takimi të kryhej në suiten e Zogut në hotel. Kjo kërkesë nxiti një diskutim interesant për karakterin e vizitës së Zogut dhe çështje protokollare lidhur me të.

Bashkëbiseduesi amerikan i tha emisarit të Zogut se Departamentit nuk i ishte kërkuar që takimi me Zogun të bëhej në hotel. Z. Frary shpjegoi se “Zogu mendonte se, si kryetar aktual i shtetit shqiptar, ai duhet fillimisht t’i paraqiste kartën e tij Presidentit Truman dhe pastaj Sekretarit të Shtetit Acheson, dhe më pas, nëse do të pritej nga ndonjë zyrtar i rangut më të ulët, ai zyrtar duhet të shkonte ta takonte Zogun tek vendqendrimi i këtij të fundit”. Kuptohet që Zogu përpiqej ta ngrinte nivelin e vizitës së tij në SHBA dhe, ndofta, tërthorazi të fitonte edhe ndonjë fare njohje zyrtare.

Zyrtari amerikan “i kujtoi z. Frary se kur ata të dy kishin diskutuar jo-zyrtarisht vizitën e Zogut në SHBA”, zyrtari amerikan “i kishte thënë atij në mënyrë eksplicite se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e njihte Zogun në ndonjë funksion zyrtar” [The United States Government did not recognize Zog in any official capacity]. Zyrtari amerikan përsëriti se, meqë kërkesa e Zogut që takimi të bëhej në hotelin e tij nuk ishte njoftuar më përpara, mendimi i tij personal ishte se “regullat e protokollit ishin aq të rrepta sa që nëse kjo kerkesë do të paraqitej, Deartamenti do të detyrohej ta hidhte poshtë”.  Z. Frary u detyrua të tërhiqej, duke shpjeguar se meqë po këshillohej prej bshkëbiseduesit amerikan që të most a ngrinte këtë kërkesë, mendimi i tij ishte se Zogu, “duke njohur realitetet e gjendjes, nuk do të ngulte këmbë më tej”. Bashkëbiseduesit ranë dakord që Zogu vetë të paraqitej në orën dhe datën e caktuar në zyrat e Departamentit të Shtetit.  Në arkivat amerikane nuk kemi gjetur ndonjë dokument që të konfirmojë mbajtjen e këtij takimi.
 
KUSH ISHTE BARONI FRARY?

I lindur në qytetin Lynn të Shtetit Massachusetts në vitin 1904 një familje modeste ekonomikisht, Z. Fary kishte marrë  titullin Baron në nëntor 1933 pas ftesës së Baroneshës gjermane Adelheid von Blomberg, e cila dëshironte që mbiemri i lashtë qysh nga koha e CHarlemange, të mbetej në brezat e mëpasëm. Sipas revistës Yankee Magazine të Tetorit 1966, e motra e Baroneshës Adelheid, Baronesha EVA, e kundërshtoi këtë akt me rrugë gjyqësore, por pa sukses.

Sipas autorit të shkrimit të sipërcituar, Ëarren C. Carberg, Në vitin 1966 Baroni Frary jetonte në Hampton, të shtetit Neë Hamshire, dhe kishte interesa të gjera biznesi në mabrë botën. Ai ishte përfaqësues dhe këshilltar i disa personaliteteve të tejra të larta mbretërore dhe merrej me rrethet muzikore dhe fetare, dhe më pas me industrinë e restoranteve. Për herë të pare Zogu dhe Frary ishin takuar në Egjipt, ku Frary po vizitonte kampe refugjatësh.  Më pas ai ishte bërë ndihmës dhe mik personal i Mbretit Zog. Në takimin e tyre të pare, ku kishin diskutuar edhe fushën e këshillimit të familjeve mbretërore, Mbnreti e kishte prezantuar me Mbretëreshën Geraldinë. “KU ajo hyri në dhomë – citohet të jetë shorehur më vine Frary – unë mbeta pa gojë; ajo ishte aq e re, dhe po aq e bukur sa një fllad pranvere.

Kur mue pyesin se “Cila ndër mbret¨´reshat është më e b ukura”, unë përgjigjem: “Geraldina E ShqipËrisë është më e bukura, kurse Frederikca e Greqisë më inteligjentja”.Në intervistën e vitit 1966 Z. Frary shtoi se ai ende i ruante lidhjet me familjen mbretërore shqiptare, e cila e kishte shpuerblyer atë më së miri, pavarësisht se disa syresh ishin varfëruar deri në pikën kur duhet të kërkonin punë. AI shtoi se kishte vite që njohte edhe Princ Lelën, dhe se shpesh kishte shëbryer si kujdestar (mentor) i tij.  “Në rast se Leka bën një gavim…unë gjithmonë ia them. Kemi patur dallime me njëri tjetrin, por kemi rënë dakord që të shkuarat të jenë të harruara”.

Duke u përqëndruar më tej tek Leka, Baroni Frary u shpreh në vitin 1966 se:“Nëse Shqipëria do të bëhet sërish monarki, Leka do të jetë një mbret i mire. Ai ka mend, edhe pse jo gjithmonë i përdor ato në mënyrën më të mençur. Atij ende i duhet të fiutojë shumë përvojë, dhe atë mund ta fitojë vetëm me punë. Nuk është punë e lehtë të gjesh punë për një mbret., por për fat,Leka ka dëshirë të punojë, dhe unë skam dyshgim se ai do të ketë sukses”.

Por le të kthehemi tek biseda e vitit 1951.
Në vazhdim të saj, Z. Frary theksoi se pavarësisht se ku do të mbahej takimi, “Mbreti Zog shpresonte se personi që do ta priste në emër të qeverisë amerikane do të pranonte ftesën për të ngrënë drekë ose darkë me të”. Bashkëbiseduesi u përgjigj se nëse Zogu nuk do të ngrinte problemin protokollar se ku do të bëhej takimi, ftesa për drekë ose darkë mund të kapërcehej duke u trajtuar si “thjesht çështje personale” dhe jashtë rregullave të rrepta të protokollit. Bashkëbiseduesi shtoi se Z. Perkins ose Bonbright mund ta pranonin ftesën e Zogut, por kjo do të varej nga agjenda e tyre tejet e ngarkuar.  Z. Frary ra dakord që Zogu të shkonte për takim në mjediset e Departamentit të Shtetit, dhe se ftesa e Zogut për drekë ose darkë të trajtohej si çështje personale, jo-protokollare.

Në takimin e pritshëm në Departamentin e Shtetit Zogu kishte kërkuar edhe një përkthyes në gjuhën shqipe.  Bashkëbiseduesi amerikan deklaroi se Departamenti i Shtetit do ta siguronte përkthyesin në fjalë.Një problem i fundit që u diskutua ishte ai i rojeve personel të Zogut. Z. Frary njoftoi se Zogu ishte autorizuar të merrte me vete në Amerikë tre roje personale të cilëve policia e Nju Jorkut u kishte lejuar mbajtjen e armëve (revolver). Ai pyeti nëse duheshin kryer formalitete të ngjashme edhe me policinë e Ëashingtonit. Bashkëbiseduesi amerikan u përgjigj se ai nuk kishte dijeni për sa më sipër, por këshilloi që të njoftohej policia e Ëashingtonit dhe të përmbusheshin të gjitha formalitetet përkatëse.

Bashkëbiseduesi amerikan me këtë rast pyeti nëse Zogu dëshironte që rojat e tij ta shoqëronin atë në Departament, duke shtuar se ata mund të mos lejoheshin në dhomën e takimit, por vetëm që të prisnin në paradhomë.  “Kam frikë – shtoi ai – se mnund të krijohen vështirësi nëse Zogu dëshiron që ata ta shoqëronin atë tek zyrtat e Z. Perkins apo Bonbright”. Z. Frary u përgjigj se nuk kishte dijeni se cilat ishin dëshirat e Zogut në këtë çështje por se ai nuk besonte se do të kishte ndonjë vështirësi sa më sipër”.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë