Në Esencën e kësaj të premteje, u shfaqën një larmishmëri personazhesh! Sonja Mamaqi, kinooperatorja e parë grua në Historinë e Shqipërisë! Eksluzive, Amarcord: Arkitekti Gjergji Islami zbulon braktisjen e Ish Spitalit Psikiatrik të Shkodrës. Fllet edhe ish doktoresha e këtij spitali Valdete Hoxha. Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi, tregon prapaskenat e apostullit dhe rebelit Fan Noli!

Sonja Mamaqi e nisi pasionin për filmin që në moshën 16 vjeçare, duke u bërë një nga gratë e para kinoooperatore në Shqipëri, së bashku me Diana Diamantin. Ajo realizoi xhirime që nga viti 1969 në qytete e fabrika, në kronika, filma dokumentarë dhe artistikë. Pas një shkëputjeje 16-vjeçare për shkak të internimit politik të familjes, ajo u rikthye në Kinostudio në vitin 1991, këtë herë me dashurinë për filmin e animuar shqiptar. Historia e saj është ajo e një gruaje që sfidoi vështirësitë me pasion e profesionalizëm.

Rubrika Amarcord: Spitali Psikiatrik i Shkodrës, para vitit 2010, përfaqësonte një nga institucionet më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor mendor në veri të Shqipërisë. I themeluar në periudhën e regjimit komunist, ky institucion kishte për qëllim trajtimin e pacientëve me çrregullime të shëndetit mendor, por për vite me radhë u përball me sfida të shumta.

Valdete Hoxha ish mjeke në këtë spital psikiatrik tha për emisionin Esencë në Report Tv: -

Kushtet e infrastrukturës deri në vitin 2010 ishin të vjetëruara, me hapësira të cilat shpesh ishin të amortizuara dhe me mungesë të pajisjeve moderne. Terapitë ishin kryesisht të mira dhe burimet për trajtim nuk ishin të kufizuara. Pacientët qëndronin për periudha normale dhe shpesh nuk mungonte qasja e individualizuar ndaj trajtimit.

Megjithatë, spitali luajti një rol të rëndësishëm në ofrimin e një strehë për njerëzit me nevoja të thella psikiatrike, në një kohë kur shëndeti mendor ishte ende një temë tabu në shoqëri. Stafi mjekësor, pavarësisht kushteve të vështira, përpiqej të mbante standardin e kujdesit dhe të siguronte trajtimin më të mirë të mundshëm për pacientët.

Pas vitit 2010, spitali nisi një proces gradual të përmirësimit të kushteve dhe reformimit të qasjes ndaj shëndetit mendor, duke u përfshirë në programe bashkëkohore rehabilitimi dhe ri integrimi social të pacientëve.

Profesori dhe Arkitekti Gjergji Islami shprehet kështu në lidhje me këtë spital të cilin e ka ende në fokus të studimeve të tij:

-           Psikiatriku i Shkodrës u krijua nga Agim Myftiu dhe Mërgim Çano në vitin 1982. Ndërtimi i një spitali psikiatrik në Shqipërinë moniste ishte më shumë se një akt burokratik dhe ideologjik sesa proces me qëllim të mirëfilltë terapeutik. Kujdesi për shëndetin mendor ishte më shumë kontroll dhe përkujdesje. Në Shqipërinë moniste (1945–1991), ndërtimi i një spitali psikiatrik ishte një proces që drejtohej nga shteti, me theks të fortë mbi kontrollin ideologjik dhe funksionin shoqëror të institucioneve, përfshirë ato shëndetësore. Ja si funksiononte ndërtimi i një spitali psikiatrik në atë kohë. Spitalet nuk ndërtoheshin si nevojë autonome mjekësore, por si pjesë e planifikimit shtetëror socialist dhe jo me kosto të lirë!

Në pjesën e tretë të Esencë Arkivë, ishte i ftuar gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi. Në librat "Fan Noli Apostulli dhe Rebeli", gazetari dhe studiuesi Ilirian Ikonomi sjell një vepër të thellë, të hulumtuar dhe të rrëfyer me mjeshtëri mbi një nga figurat më komplekse të historisë shqiptare. Fan Noli, peshkopi, diplomati, poeti, kryeministri dhe revolucionari, vjen në këtë libër jo si mit, por si njeri: me idealet, gabimet, lavdinë dhe tragjiken e jetës së tij.

Ikonomi hedh dritë mbi rrugëtimin e Nolit që nga themelimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare në SHBA, te përkthimet brilante, deri tek roli i tij si kryeministër pas Revolucionit të Qershorit 1924. Libri përshkruan me detaje se si Noli u bë "apostull" i një Shqipërie moderne dhe laike, por njëherazi “rebel” që sfidoi jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe kohën e tij.

Autori përdor një gjuhë gazetareske elegante, por të saktë, duke u mbështetur në arkiva të panjohura dhe dokumente të reja. Ai nuk e idealizon Nolin, por e paraqet me gjithë kontradiktat e tij një idealist që shpesh pagoi çmimin e vetmisë, një vizionar që mbeti i papërmbushur në vendin që deshi më shumë se çdo gjë.

Esencë, çdo të premte, ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv.