Ahmetaj inspekton aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë
TIRANE, 22 Nëntor/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, iu bashkua sërish sot në terren aksionit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë. Së bashku me Drejtorin e OSHEE, Arben Seferi, ministri Ahmetaj vizitoi zonën pranë ish-Kinostudios tek Instituti i Kërkimeve Veterinare. “Kam pasur rastin që ta theksoj edhe njëherë tjetër që nuk […]
/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, iu bashkua sërish sot në terren aksionit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë. Së bashku me Drejtorin e OSHEE, Arben Seferi, ministri Ahmetaj vizitoi zonën pranë ish-Kinostudios tek Instituti i Kërkimeve Veterinare.
"Kam pasur rastin që ta theksoj edhe njëherë tjetër që nuk është më një aksion por është një mënyrë e re jetese në sistemin elektro-energjetik shqiptar. Faktet tregojnë që Qeveria është e vendosur t'i kthejë qytetarëve 150 milionë euro të cilat hidhen në sistem çdo vit, për vite e vite. Janë 150 milionë euro që qytetarët humbasin çdo vit, 150 shkolla, 7 spitale rajonale, 100 km rrugë, pra është një humbje e cila rëndon mbi qytetarin dhe tatim paguesin", u shpreh ministri Ahmetaj. Sipas tij, ajo që po ndodh me sistemin elektro- energjetik është një reformë e thellë, e cila do t'i kthejë qytetarëve paratë dhe mundin e humbur në vite dhe do ta kthejë sistemin elektro-energjetik dhe kompanitë në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik. Ai siguroi se vendosmëria e qeverisë nuk është thjesht retorikë, nuk është momentale por do të jetë e përditshme në ditët, në muajt dhe në vitet që vazhdojnë. "Ne i kemi treguar qytetarëve që pagesa e energjisë elektrike është e domosdoshme, është pjesë e të jetuarit si qytetar dhe është përgjegjësi qytetare mbi të gjitha, e theksoj, për t'i kthyer qytetarit ato 150 milionë euro që vidhen çdo vit ne Shqipëri e që i mungojnë qytetarëve të ndershëm, tatim paguesve të ndershëm apo investimeve publike", tha ministri Ahmetaj.
Ndërsa Drejtori i OSHEE, Seferi, u shpreh se ky aksion do të vazhdojë me të njëjtin intensitet si ditën e pare dhe qeveria mbetet e angazhuar maksimalisht për t'i dhënë fund vjedhjes së paligjshme të energjisë. Angazhimi çdo ditë në terren i të gjithë Ministrave tregon seriozitetin për të çuar deri në fund këtë reforme të domosdoshme në sektorin elektro-energjetik.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
18.2%
-
Ndoshta
11.2%
Vota total: 1393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te ‘Ligjet’/ Prençi: Të shihet koha e mbajtjes në rajon, Naço: Nga 12 orë është propozuar 5
23 Korrik, 12:07
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Lajm i mirë për studentët, merret vendimi: Abone falas edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Fërgesë verore me speca e patëllxhanë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:59
-
Sorbeto me shalqi nga zonja Albana
23 Korrik, 11:49
-
Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:37
-
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 18 u shuan
23 Korrik, 11:37
-
Patëllxhanë Qebap nga zonja Albana
23 Korrik, 11:33
-
Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!
23 Korrik, 11:14
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Mbrëmë u vra një kamarier!
23 Korrik, 10:52
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorike D5
23 Korrik, 10:51