Ahmetaj kontroll karburanteve:
Qeveria nuk do të tolerojë askënd

Ahmetaj kontroll karburanteve:<br />Qeveria nuk do të tolerojë askënd
Aksi rrugor Tiranë - Elbasan ka qenë ndalesa e vetë ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili ka zbritur personalisht në terren për të kontrolluar tregtarët që bëjnë evazion në shitjen e karburanteve dhe ata të cilët mashtrojnë me cilësinë dhe sasinë.

Ahmetaj ka theksuar se qeveria është e vendosur që të mos tolerojë askënd i cili vjedh buxhetin e shtetit dhe qytetarët . 

Plani i koordinuar i Ministrive parashikon inspektimin e çdo pike karburanti duke marrë nga ato mostra për të kontrolluar cilësinë. Dhe ato që gjenden në shkelje, penalizim deri në mbyllje dhe arrestim të administratorëve të karburanteve që nuk kanë kasa fiskale .

Pas këtij hapi një tjetër mënyrë do të ndiqet për këtë aksion. Çdo pikë karburanti e cila ka një kasë fiskale do të jetë e lidhur me sistemin tatimor, dhe në momentin që xhiroja e tyre online bie, atëherë inspektorët do të shkojnë të kontrollojnë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre