Ministri i MZHETS-së, Arben Ahmetaj, tha dje se Shqipëria duhet të zhvillojë turizmin e detit për ta kthyer në një industri fitimprurëse për ekonominë. “Po punojmë në ministri për ligjin e turizmit detar dhe mjeteve lundruese”, deklatoi ministri. “Qeveria ofron pronë publike në bregdet me 1 euro për 99 vite, për investimet e rëndësishme në turizëm. Sot kemi dy interesime serioze zyrtare për investime, të dorëzuara pranë qeverisë. Është një ofertë e integruar për ndërtimin e strukturës akomoduese turistike dhe të një aeroporti loë cost në jug, investim që kap vlerën 330 milionë euro”, tha ministri Ahmetaj.
/Shqiptarja.com











