Ahmetaj: Projekt për zhvillimin
e liqenit të Shkodrës dhe Bunës

Ahmetaj: Projekt për zhvillimin<br />e liqenit të Shkodrës dhe Bunës
Është zhvillua sot në Tiranë panairi “Lake Routes” për promovimin e i Artizanatit të zonave përreth liqenit të Shkodrës deri në Malin e Zi. Pjesëmarrës ishin 30 artizanë, nga 15 për të dy vendet të cilët ekspozuan artin e punimeve me dorë të produkteve dhe suvenirëve të ndryshëm që reflektojnë traditën e këtyre zonave.
 
I pranishëm në këtë Panair ishte edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj i cili e vlerësoi këtë inisiativë si një hap tejet të rëndësishëm për promovimin e artizanatit në të dy vendet, si burim turizmi, vetëpunësimi dhe zhvillimi ekonomik.
 
 Ahmetaj bëri gjithashtu me dije se mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi ka një nismë të përbashkët për planin e zhvillimit të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit të Bunës, si pasuri kombëtare e përbashkët mes dy vendeve.
 
“Liqeni i Shkodrës dhe lumi i Bunës  janë pasuri të përbashkëta që mund të sjellin të mira për të dy vendet. Me kënaqësi ndaj me ju që qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi ka nisur një inisiativë për të bërë një plan të përbashkët zhvillimi për zonën e liqenit të Shkodrës dhe lumit të Bunës”, u shpreh Ahmetaj.
 
Panairi u organizua nga Biznes Albania, si pjesë e  projektit ndërkufitar të IPA, mbështetur nga Komisioni Europian.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open