Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një konferencë për shtyp ku po diskutohet situata ekonomike në vend.
Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj është shprehur se rritja ekonomike është në vazhdimsi si pasojë e futjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.
Indeksi i çmimeve i paprekur nga skema. Ka një rritje prej 7% të importeve. Në takimet e mija me investitorët shoh një pozitivitet shumë të madh dhe në rritje të interesit.
Sot ne kaluam në Komisionin e Ekonomisë, paketën për agroturizmin, hoqëm takën e infrastukturës, reduktuam nivelin e tatimfitimin nga 15 në 5%. Nërkohë që me TVSH-të kemi bërë lëvizjen pozitive. Konfluzion: 91% e sipërmarrjeve u është ulur tatimfitimi, e kanë 0%-5%. Me datën konkrete të hapjes së negociatave, fillon skanimi në korrik. Ekonomia shqiptare do t’i ndjejë efektet shumë pozitive dhe për këtë jam i sigurt. Por kjo gjë nuk fitore apo arritje e një qeverie kjo i takon të gjithë popullit.
Arben Ahmetaj
Ditën e sotme u zhvillua pa praninë e opozitës mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Njëra prej temave të ditës ka qënë mbyllja e pikave të lojrave të fatit. Temë që ka ngjallur debate mes kryetarit të Komisionit, Erion Braçe dhe Ahmetajt.
Braçe i ka thënë Ahmetajt, se pikat e lojrave të fatit duhet të mbyllen në fund të vitit 2018, dhe të shkojnë aty ku duhet të jenë.