'Ekonomia', Braçe iu shpall 'luftë' lojrave të fatit: Ikni nga lagjet, afat deri në 30 dhjetor

Tiranë-Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, u zhvillua pa praninë e opozitës. Ashtu siç pritej, demokratët bojkotuan seancën e sotme, duke ia lenë “stafetën” e diskutimeve, socialistëve. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe ka replikuar me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, lidhur me çështjen e mbylljes së pikave të lojërave të fatit.

Braçe i ka thënë Ahmetajt, se pikat e lojrave të fatit duhet të mbyllen në fund të vitit 2018, dhe të shkojnë aty ku duhet të jenë.

Një tjetër çështje që mori vëmendje sot në Komision ishte dhe sistemi i taksave vendore, dhe ku Braçe mori si shembull agroturizmin.

Debatet e plota: 

Braçe: KLSH ka llogaritur një dëm ekonomik kolosal në sektorin e lojrave të fatit. Ne u informuam këtu se ky dëm i llogaritur i referohet aksionit të pak viteve më parë dhe faktit që sekuestrimi i çdo makine duhet të ishte shoqruar me gjobën respektive. KLSH ka referuar se dëmi arrin në 500 milionë dollarë.

Ahmetaj: E mirë tani…

Braçe: Më falni, e gjitha kjo u amplifikua si vjedhje si grabitje, pavarësisht se ato makina u sekuestruan. Ajo që më shqetëson mua është që duhet t’i japim një zgjidhje përfundimtare, njësimit.

Ahmetaj: Është dënimi maksimal, ça do tani? Edhe gjobë dhe konfiskim.

Braçe: Ju flisni si ministër, por unë flas nga pikëpamja politike. Ça thatë më parë “Kur të bëheni deputet”.

Ahmetaj: Po mirë mo, kam qenë edhe deputet s’është ajo logjika?

Braçe:  E kam shumë të vështirë të dëgjoj akuza të rreme nga kjo ana që mungon. Në fund të këtij viti përfundon afati për mbylljen e lojrave të fatit.

Ahmetaj: Nuk shtyhet…

Braçe: Po mirë mo, jam i lumtur që keni për këtë vullnet, por duhen marrë masat që ky aksion të mbyllet në dhjetor 2018, që në 1 janar 2019, lojrat e fatit të zhduken nga çdo fund pallati, bodrum pallati, e të shkojnë aty ku e kanë vendin.

Ahmetaj: Po mo po, kryetar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Braçe kërkesë Peleshit: Niko, saktësoni çfarë është ‘pije’

Pas përfundimit të diskutimeve, Braçe iu ka kërkuar deputetëve socialistë që të saktësojnë termin ‘pije’. Braçe ka thënë se duhet të riformulohet një pikë e këtij projektligji, për të ndarë pijet alkoolike të taksueshme nga lëngjet që mund të prodhohen në një kantinë.

Braçe: Për ta mbyllur se e shoh që s’ka mirëkuptim votoni variantin e qeverisë. Ndërkohë zoti Nikon a duhet të saktësojmë çfarë është pije, pasi ka të drejtë zonja Gjylameti, lëngu i thanës nuk është pije. S’quhet pije alkoolike, kemi 3 festa rakie, iku rakia u taksua. Të paktën të mos cënojmë pjesët e tjera. Na duhet një definim i qartë i kësaj pjese. I unifikuar është kjo. Për nevoja të unifikimit do doja që të saktësoja formulimin e pikës 4 që i shtohet projektligjit. Duhet ta saktësoni çfarë është pije. Unë do e bëj propozimin në Kuvend.

Ora 11:19
'Jam pasionant në punën time", Socialistët debatojnë vetëm , Braçe-Ahmetajt: Vera s’është alkool

Më tej, socialisti Braçe është ndalur taksat vendore dhe agroturizmi. Braçe i ka përmendur Ahmetajt një rast të një kantine vere në Berat.

Replikat e plota:

Braçe: Nga kongresi kemi këtë pikën këtu, pa asnjë lloj diskutimi që më pëlqejnë argumentet tuaja. E thatë me të vërtetë atë argumentin për tatimin mbi fitimin tek pijet, por në një rast të ngjashëm kemi vepruar ndryshe. Kjo lidhet thjesht dhe vetëm me produktin e prodhuar jashtë njësisë. Jo më larg se dje kam parë strukturën. Në qarkun e Beratit i bie të mos përfitojnë. Agro-turizmi për një arsye të thjeshtë, sepse ajo është një kantinë.

Ahmetaj: kryetar unë nuk bie dakord me ju, për dy arsye. Është shumë e vështirë të kontrollosh agro-turizmin siç kontrollohen hotelet. Mos ta cënojmë shëndetshmërinë fiskale me emocione. Jemi mirë.

Braçe:Zoti ministër besoj se ju e dini se vera nuk është alkool por pije alkoolike. Më pëlqen pasioni juaj…

Ahmetaj: Unë jam pasionant për punën që bëj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fa-ik barkethari: 06/07/2018 13:31

    Bej show Erjon bej show se serish Blerina Gjylamet, Ylli Shehu, Ervin Bushati, Ervin Koci, Luan Duzha jane shtylla kurrizore e korupsionit dhe kumarit ne grupin e PS! Keta palo deputet me kontributin e vetem marrjen rroges milionshe qe nuk e meritojne, propozuan shtyrjen me 2 vjet te hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Kontribuan me dashje ne rrenimin e xhepa e te shqiptareve te shushatur per tu pasuruar shpejt. Kontribuan ne vazhdimin e shkaterimit te mijra familje te prekura nga ky fenomen. Argumentimi jot dhe i ketyre parazitateve prej kartoni jeshil? Ndikon ne financat e buxhetit? E kujt buxhet? E atij qe nuk ploteson dot nevojat elementare te jetes per njerezit ne nevoje? Apo bixhozi sipas llogjikes tuaj eshte element i GDP kombetare? Sa u paguan keta deputete nga bandat kriminale qe organizojne kete zhvatje masive te njerezve? I genjen me dja keta se emri i tyre nuk eshte me vize te kuqe aty ku duhet te jete? Kane paguar qe dhe emri i tyre te zhduket nga web-et qe kerkush mos tua bej me gisht neser. Ka ndryshime te pasurise se ketyre njerezve ne deklaraten e pasuruse ne ILDKP pas miratimit te ketij amandamenti? Ka dhe shume madje. Nuk te pyet njeri ty o Brace, nuk te marrin seriozisht. As motrat e Fa-ikut te ndara nga burrat nuk te marrin seriozisht hahaha

    Përgjigju
  • Elvira edepsëze mersepe kok lopa: 06/07/2018 13:13

    O Erjon braçe ke plotësisht të drejt po aty jan interesat e shum kriminelve të ashuquajtur politikan . Kshu që është e vështir kjo pun o Erjon sja del dot vetëm .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'