Ahmetaj: S’do të ketë më burokraci
për mallrat kosovare

Ahmetaj: S’do të ketë më burokraci<br />për mallrat kosovare
Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar dje në Tiranë se mallrat me destinacion tregun kosovar nuk do të vuajnë më procedurat burokratike, si deri tani. Sipas ministrit, së shpejti do të krijohet edhe autoriteti i kontrollit doganor në Portin e Durrësit, detyrë parësore e të cilit do të jetë monitorimi i mallrave që kanë destinacion tregun kosovar, shlyerja e detyrimeve fiskale në këtë port, në mënyrë që qarkullimi i tyre deri në destinacionin përfundimtar të mos pësojë më vonesa dhe kosto-shtesë burokratike.

Kreu i Zhvillimit Ekonomik i ka bërë deklaratat gjatë një tryeze diskutimi për liberalizimin e tregjeve të rajonit, nismë për të krijuar një lloj tregu rajonal të tipit BENELUX, pa tarifa doganore. Nga ana e tij, kreu i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, Mark Craëford, tha se vendet e rajonit ballkanik duhet të kenë një bashkëpunim më të gjerë si politik ashtu edhe tregtar, në mënyrë që të tërheqin më shumë investime të huaja. Për këtë qëllim, theksoi ai, është e panevojshme vendosja e taksave të kota përsa i përket qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë