Ahmetaj: Tenderi për zonat e lira ekonomike pas 2 muajsh

ATSH/- Qeveria shqiptare ka përgatitur kuadrin ligjor për nxjerrjen për shfrytëzim të tre zonave të lira ekonomike ndaj sipërmarrjes private. Për zonat që gjenden në Durrës, Koplik dhe Vlorë tenderi pritet të zhvillohet brenda dy muajve, ndërsa kompania fituese për ndërtimin e tyre do të shpallet gjatë muajit tetor.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj i cili prezantoi të mërkurën ndryshimet në p/ligjin "Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike", tha se me ndryshimet e paraqitura, do të bëjmë të mundur realizimin, në një kohë më të shpejtë dhe me kosto më të ulët për biznesin, zbatimin e projekteve të rëndësishme për investime në të gjitha fushat e ekonomisë. Ahmetaj shtoi se ky projektligj synon tërheqjen e sa më shumë investitorëve. " Në të gjithë botën janë 4300 zona të lira ekonomike", tha Ahmetaj.

Jo vetëm për sipërmarrjet që do të ndërtojnë këto zona, por edhe për ata që do të operojnë aty do të ofrohen lehtësi të shumta fiskale, si ulja e vlerës së tatim-fitimit në 50% për një periudhë deri në 7 vjet.

Megjithatë, efektet pozitive që pritet të japin në ekonominë shqiptare hapja e këtyre zonave është vënë në pikëpyetje nga ish- ministri i Financave, Ridvan Bode.

Sipas tij, niveli i investimeve të huaja në vend ka shënuar rënie drastike gjatë vitit 2014 me 60%, krahasuar me një vit më parë. Qeveria shqiptare përllogarit që, nga hapja e zonave të lira ekonomike të krijohen rreth 17 mijë vende pune. Megjithatë, efekti i kësaj strategjie duhet parë duke marrë në konsideratë se, vetëm në 10 vitet e fundit qeveritë shqiptare kanë nxjerrë 9 zona të lira ekonomike për biznesin dhe asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre