Ahmeti: Mësuesit do të zgjidhen
nga vetë prindërit dhe nxënësit

Ahmeti: Mësuesit do të zgjidhen<br />nga vetë prindërit dhe nxënësit
PRISHTINË - Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur sot, se të gjitha intervistat e radhës për punësim në arsim në komunën e Prishtinës do të bëhen me pjesëmarrjen e Këshillit të Prindërve dhe atij të nxënësve.
 
Kjo sipas Ahmetit bëhet me qëllim të transparencës.
 
“Me një vendim të drejtorisë së arsimit në K. e Prishtinës dhe më qëllim të rritjes së transparencës, prej javës që vjen të gjitha intervistimet për vende pune në arsim do të bëhen me pjesëmarrje të Këshillit të Prindërve, Këshillit Drejtues të Shkollës, dhe Këshillit të Nxënësve (në shkollat e mesme).
 
Poashtu do të ftohen organizatat e interesuara të Shoqërisë Civile”, ka sqaruar Ahmeti në rrjetin e tij social Facebook.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane