Ahmeti reagon për autopsinë:  
vonoi 11 ditë dhe nuk tregon asgjë

Ahmeti reagon për autopsinë:  <br />vonoi 11 ditë dhe nuk tregon asgjë
Menjëherë pas publikimi të raportit  të autopsisë për vdekjen e Astrit Deharit  ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

 Njëherësh nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ahmeti komentoi këtë raport në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij, autopsia nuk  tregon nëse është vrasje apo vetëvrasje ndaj nuk arrin ta kuptojë përse u deshën 11 ditë  për të publikuar këtë dokument 4 faqësh.

Shkrimi i plotë i Ahmetit:

Të hënën e kaluar, kam qenë prezent në takimin e mjekëve, hetuesve, avokatëve pas autopsisë se Astritit. Sot e lexova edhe raportin. Raporti nuk thotë asgjë më shumë se sa që thanë mjekët ditën e autopsisë, se vdekja është e shkaktuar nga asfiksia nga një objekt i fortë. Autopsia nuk thotë fare se a është vrasje a vetëvrasje. Për asfiksinë nga objekti i fortë kishte pajtim të mjekëve. Prandaj nuk e kuptoj pse nevojiteshin 11 ditë për ta publikuar këtë dokument 4 faqesh.
Sot prokurori i Prizrenit ka thënë se Astriti është vetëvrarë sepse nuk ka dëshmi se dikush tjetër ka qenë aty. Në këto dëshmi nuk ka pas qasje familja, avokatët apo ndonjë hetues i pavarur. Duke marr parasysh se e njëjta prokurori e ka mbajt në burg për 67 ditë pa aktakuzë e bile edhe pa intervistë, nevojitet urgjent hetim i pavarur për vdekjen e Astritit. Kjo do ta zbuste plagën e hapur te familjes e shoqërisë sonë.
Por, Astritin e kane marr në pranga dhe e kanë kthyer në arkivol. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi ligjore, morale e politike. Këtë duhet ta kërkojmë përditë deri ne arritjen e drejtësisë për Astritin.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave