Ahmeti replikon me Kadri Veselin,
e quan fajtor të rënies së PDK-së

Ahmeti replikon me Kadri Veselin,<br />e quan fajtor të rënies së PDK-së
Shpend Ahmeti shigjeton përkrahësit e PDK-së dhe kryetarin e saj Kadri Veseli.
 
Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe anëtar i " Vetëvendosjesi etiketon prurjet e reja politike të PDK-së si ˝servila dhe persona në shërbim të ShIK-ut˝.
 
Në drejtim të kreut të PDK-së, Shpend Ahmeti i ka faturuar dëmet ekonomike dhe politike që ka prodhuar qeverisja e tij ndaj Kosovës.
 
Fakti që anëtarët dhe përfaqësuesit e rinj të PDK-së nuk kanë kontribuar në ndërtimin e vendit dhe nuk kanë asnjë aspiratë demokratike është përgjegjësi e Kadri Veselit, i cili po e rrënon partinë e tij në të njëjtën mënyrë siç drejtoi Kosovën.
 
Ai shpreh siguri që Kosova nuk do të drejtohet nga PDK dhe Veseli.
 
Përgjigja e ashpër e Kreut të Komunës së Prishtinës vjen pasi zyra e PDK-së bëri publike 57 emrat e militantëve të VV të cilët janë sistemuar në Ndërmarrjen e Banesave të Prishtinës.
 
Një ditë më parë Kadri Veseli deklaroi se Kosova do të qeveriset nga koalicioni PAN i cili ka siguruar numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë e re.

VV ai e vlerësoi si një parti që ka vepruar në dëm të interesave demokratike te Kosovës" .
 
Postimi i plotë në Facebook i Shpend Ahmetit:
Gjenerata e re e PDKse apo më mirë me e quajt gjenerata e Kadri Veselit, për dallim nga themeluesit, nuk ështe ngritur me sakrificë apo aktivizëm kombëtar por vetëm me servilizëm ndaj Kadrisë. Ky servilizëm është shpërblyer me financa e pushtet.

Keta janë gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve të shpërndarjeve të lajmeve të rrejshme. E mira është se Kadria i nxorri gati të gjithë mbi sipërfaqe dhe tash këta duhet me tregu vetën. Këta nuk kanë as konstituencë e as votues prandaj edhe nuk japin llogari publike por vetëm llogari te shefi ku shtyhen se cili shpifi më shumë e cili lujti me shumë lojë të flliqta. Kane qef krejt me u bo ShIKa të vegjël.

Kadria po e shkatërron PDKnë ashtu sic gati e shkatërroi Kosovën. Për këtë të dyten e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim

shpend ahmeti
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në facebook

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull