AI/ Gjin Gjoni dhe gruaja tentuan
të intimidojnë ''Shqiptarja.com''

AI/ Gjin Gjoni dhe gruaja tentuan<br />të intimidojnë ''Shqiptarja.com''<br /><br>
Amnesty International në raportin e tij 2017/2018 e ka vënë fokusin edhe te rasti i gjykatësit Gjin Gjoni dhe i biznesmenes Elona Çaushi, të cilët kanë paditur për shpifje gazetarët e Shqiptarja.com Elton Qyno dhe Adriatik Doçi si dhe gazetarët e BIRN Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta.

Sipas Amnesty, hapja e gjyqit ndaj këtyre gazetarëve përbën një përpjekje për t’i frikësuar këta të fundit dhe për të krijuar një precedent auto-censure edhe për gazetarë të tjerë, në mënyrë që të mos flasin për problemet e korrupsionit dhe të gjyqësorit që janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin në Shqipëri.

Veç gazetarëve, Gjoni dhe Çaushi ngritën padi edhe ndaj vetë dy mediave Shqiptarja.com dhe BIRN, duke këkruar si dëmshpërblim 1 milionë lekë të reja për secilin gazetar dhe 2 milionë lekë dëmshpërblim nga secila media. 

fax

Pjesë nga raporti ku përmendet rasti i gjyqtarit Gjin Gjoni dhe sipërmarrëses Elona Çaushi

Pandëshkueshmëria vijoi për vrasjet e së shkuarës dhe për zhdukjet me forcë. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje u zbatuan në mënyrë të pamjaftueshme. Gratë dhe fëmijët u trafikuan forcërisht për prostitucion dhe punë. Rrugëtimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE u karakterizuar nga një progres i avashtë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë disa nga gjetjet e tjera të raportit.

Më poshtë të dhëna më të detajuara nga raporti:

Sistemi gjyqësor

Masat për të garantuar pavarësinë e gjyqësorit u zbatuan pjesërisht. Në qershor, dy shoqata gjyqtarësh apeluan në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit të vettingut, i cili synon ntë garantojë pavarësinë e gjyqatrëve dhe prokurorëve nga krimi i organizuar.

Pandëshkueshmëria

Në një rast të çuar përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në prill, qeveria pranoi të rihapë procedurat për rastin e katër protestuesve të vrarë gjatë demonstratave të janarit 2011. Një pagesë totale prej 100.000 eurosh në formë dëmshpërblimi u nda ndëmrjet të afërmve të dy prej viktimave.

Të rrëmbyerit me forcë

Nuk u mor asnjë masë për të gjetur trupin e Remzi Hoxhës, një shqiptar i Maqedonisë i cili u rrëmbye me forcë nga SHIK-u më 1995. Nuk u raportua për asnjë progres për gjetjet e eshtrave të rreth 6,000 njerëzve që janë zhdukur që nga 1945 më 1991.

Liria e fjalës

Gazetarët

Sulmet fizike kundër gazetarëve investigativë u kryen nga kriminelë të organizuar, ose pronarë kompanish private. Në mars, gaztari Elvi Fundo u rrah në kryeqytet, Tiranë, nga agresorë që besohet se janë të lidhur me krimin e organizuar. Në qershor pronari i një televizioni në Vlorë, Erven Hyseni u qëllua për vdekje në këtë qytet, së bashku me një zyrtar të qeverisë.  

Në korrik, gazetarët bënë të ditur se ndaj tyre dhe dy mediave u hapën çështje gjyqësore për shpifje nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë (KLD për saktësim) Gjin Gjoni dhe gruaja e tij, sipërmarrësja Elona Çaushi, me qëllim që të inditimidohet gazetaria investigative dhe të nxitet vetë-censurimi.

Të drejtat e LGBTIQ-së

Në shkurt, dy OJQ ngritën një padi pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar një amendim të Kodit të Familjes që e ndalon të drejtën e bashkëjetesës për çiftet e të njëtit seks. Një anketë e kryer në gusht dëshmoi një diskriminim të gjerë në punë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Të drejtat e emigrantëve

Në maj, një gjykatë britanike zbuloi se qindra lesbike dhe gej, viktima të trafikut dhe të mbijetuarit e dhunës në familje mund të jenë dëbuar gabimisht drejt Shqipërisë që prej 2011-s sepse gjykatat e Britanisë ishin mbështetur në të dhëna të paskata. Rreth 4,421 zilkërkues shqiptarë u kthyen vullnetarisht nga vendet e BE-së; 2,500 azilkërkues të refuzuar u dëbuan nga Gjermania.

Minorenët e pashoqëruar dhe familjet me fëmijë u mbajtën në disa raste të burgosur në Qendrën e paligjshme për të Huajt në Karreç, një qendër e mbyllur për emigrantët e paligjshëm, me qëllim dëbimin e tyre.

Të drejtat ekonomike, sociale dhe të drejtat kulturore

Në shtator, 20 OJQ për të drejtat e fëmijëve protestuan kundër shkrirjes së ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, çka rrezikonte t’i vinte në rrezik shërbimet sociale.

Ministria e Zhvillimit Urban rindërtoi 300 shtëpi për romët dhe egjiptianët dhe përmirësoi higjenën. Megjithatë, shumica e romëve vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe shumë prej tyre rrezikojnë shpënguljet me forcë. 

Dhuna ndaj grave dhe vajzave

Raportimet për dhunë në familje janë rritur; 420 urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje janë lëshuar që prej 1 qershorit. Në gusht, gjyqtarja Fildeze Hafizi u qëllua dhe u vra në makinën e saj nga ish-burri. Ajo kishte marrë një urdhër-mbrojtjeje më 2015 pasi ai e kishte rrahur. Ai ishte dënuar dhe burgosur në prill 2016, por ishte lënë i lirë në fillim të 2017-s pas një amnistie të përgjithshme.

amnesty

amnesty

amnesty

Raporti i Amnesty International për Shqipërinë

s.k/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë