TIRANË - Organizata prestigjioze botërore Amnesty International (AI) ka pranuar raport ekstrem brengosës lidhur me faktin se njësiti special policor në kufirinb jugor ka rrahur emigrantë madje ka shtier me arëm zjarri në ajër me qëllim që të pengojë hyrjen e tyre në territorin e Maqedonisë.
"Situata shumë shpejt është përkeqësuar në momentin kur qeveria e Maqedonisë dy zonat kufitare i shpalli për "rajone krize", duke e mbyllur kufirin jugor me Greqinë, që gjendet në afërsi të qytetit Gjevgjeli, me c'rast ftoi Armatën për ndihmë. Mijëra emigrantë dhe njerëz që kërkojnë azil që kryesiht janë nga Siria, Avganistani dhe Iraku, janë ngulitur në këtë zonë dhe po përballen me rrezik serioz nga përdorimi i dhunës, që kur autoritetet maqedonase më datën 20 gusht e mbyllën kufirin jugor, në këtë mënyrë duke krijuar një zonë të re krize në mesin e krizës globale të emigrantëve", ka kumtuar AI.
Nëse raportet e rrahjes nga ana e policisë dalin të sakta, kjo mund të sjellë deri tek eskalimi serioz edhe ashtu në këtë situatë tepër tensionuese, ka paralajmëruar kjo organizatë btërore, duke paralajmëruar të gjitha shtetet kanë për detyrim që t'i mbrojnë njerëzit të cilët ikin nha lufta dhe përndjekja.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com