Aida Hajnaj merr sot drejtimin e BKH-së/ SHBA: Gur i rëndësishëm kilometrik jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe për rolin e gruas

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit nis sot zyrtarisht punën! Me anë të një mesazhi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e ka cilësuar marrjen e detyrës në krye të BKH, të Aida Hajnës si një hap shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, por edhe për rolin e gruas. SHBA vlerëson profesionalisht Hajnaj si drejtuesja e parë në këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë, teksa liston sprovat që ka kaluar për të mbërritur në majën e FBI-së shqiptare.

"Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese. Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posaçërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë", shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.

Pas 8 muajsh verifikime, SPAK zgjodhi Aida Hajnajn në krye të BKH-së. Kështu FBI-ja shqiptare, me miratimin e KLP-së, do të drejtohet nga zëvëndës drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Hajnaj mori detyrën pas përzgjedhjes në një proces që nisi me 40 kandidatë dhe në fund mbetën 4 finalistë. Aktualisht në SPAK që prej krijimit janë 180 kallëzime dhe procedime penale të regjistruara për korrupsion nga zyrtarët e lartë si dhe krime të rënda. Këto dosje pritet të ndiqen nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 01/09/2020 10:53

    E bukur kur konkuronte me BKH, mbante mbiemer tjeter, tani qe e zgjodhen ne krye te BKH, u rikthye perseri me mbiemrin Hajni. Hahaha mjere kriminelet dhe hajdutet tani, nuk do gjejne vrime ku te futen nga frika e BKH-se. Po a ishte zv.dretoreshe policie çfare beri asgje, vetem se eshte akoma ne hetim nga prokuroria per shperdorim detyre. Po ikni lejani vendin te rinjve.

    Përgjigju
  • Populli: 01/09/2020 09:52

    Ta shofim cfare ndryshimesh do ndodhin,besimin e kemi humb,Populli pret arrestimin eatyre qe shkatrruan shqiperin,vodhen gjithe pasurine ,vran te pafajshem.Prit gomar sa te dali bari,tash 30 vjet nuk doli bari

    Përgjigju
  • askushi: 01/09/2020 08:53

    ndryshimet ti bei aida

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja