Inxhinierët britanikë kanë krijuar të parin robot në botë i cili është i aftë të vizatojë njerëzit, thjesht duke përdorur një mikroçip në sy.
Duke përdorur Inteligjencën Artificiale, roboti i quajtur Ai-DA arrin të skicojë subjektet që pozojnë duke përdorur një laps i cili është vendosur në krahun e tij. Ai-Da, emër në nder të Ada Lovelace, e para programuese femër e robotëve, koordinohet përmes algoritmeve të cilët i mundësojnë atij të vizatojë portrete ultra realiste. Projektuesit e robotit janë të bindur se shumë shpejt, roboti piktor do të jetë në gjendje edhe të flasë. Roboti ka kokë “Mesmer”, lëkurë silikoni, dhëmbë dhe mishra të stampuar 3D, kamera të integruara në sy si dhe flokë.
Në Universitetin e Oksfordit kanë nisur përgatitjet për ekspozitën e parë me piktura hiper realiste të realizuara nga një robot. Aty do të ekspozohen vizatime portretesh, punime në plastikë, argjend dhe Bronx, në dy dhe tre dimensional, të realizuara nga Inteligjenca Artificiale e robotit Ai-Da.
Ai-Da është roboti i parë piktor ultra-realist i botës. Veçse ka aftësinë të skicojë me laps dikë që ulet përballë tij, shkencëtarët britanikë synojnë që ky ekzemplar i shkencës të arrijë të njëjtat aftësi si ekuivalentët e tij njerëzorë.