Sot, në ambientet e AIDA-s, u zhvillua takimi ndërmjet përfaqësuesve të AIDA-s dhe një delegacioni kinez të kryesuar nga ambasadorja kineze në Tiranë Znj. Jiang YU, dhe funksionarë të tjerë tregtarë të ambasadës.
Qëllimi i këtij takimi ishte konkretizimi i bashkëpunimit në drejtim të investimeve kineze në Shqipëri dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron në këtë drejtim. AIDA, në zbatim të misionit të saj, konfirmoi dhe një herë ndihmën për sipërmarrjet kineze në Shqipëri dhe asistencën për të gjitha ato që synojnë tregun shqiptar për të investuar në fushat strategjike si, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, energji dhe zonat ekonomike.
Prezantimin rreth mundësive që ofron Shqipëria për investime në këto fusha u krye nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Genti Beqiri, i cili në emër të institucionit shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse kineze, në drejtim të zhvillimit të investimeve dhe intensifikimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Kina është e pranishme në Shqipëri me shumë projekte. Projekti më i fundit është blerja e aksioneve të kompanisë Bankers nga kompani kineze, interesi për Aeroportin e Rinasit por edhe për aktivitete në fusha te tjera me rendësi.
Sipas të dhënave të fundit statistikore, Kina pozicionohet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Shkëmbimi tregtar me Kinën ka arritur peshë të konsiderueshme duke zënë rreth 7,1% të totalit të shkëmbimeve tregtare në muajin Shkurt 2016.
Mesazhi që përcolli ky takim nënvizoi edhe njëherë faktin që Shqipëria shihet si një partneri rëndësishëm ekonomik në rajon, dhe se ajo mund të shërbejë për të gjitha sipërmarrjet kineze për t’u zgjeruar jo vetën brenda territorit, por në gjithë rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com