Airbnb pret të jetë nikoqir i mbi gjysmë milioni njerëzve në Paris, në kohën e mbajtjes së Lojërave Olimpike Verore më 2024, andaj u ka bërë thirrje parisienëve që t’i japin shtëpitë e tyre me qira, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Brian Chesky.
Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters që sa më shumë mundësi që ofrohen, çmimet do të jenë më të përballueshme.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa rriten shqetësimet se çmimet mund ta prekin kulmin për Lojërat që do të mbahen në gushtin e vitit të ardhshëm, dhe për pasojë, për disa do të jenë të papërballueshme.
“Shumë njerëz kanë nevojë për strehim. Parisi nuk ka mjaftueshëm dhoma hoteli për t’i akomoduar të gjithë ata njerëz”, ka thënë Chesky.
Zyra e Parisit për Turizëm pret që 16 milionë njerëz ta vizitojnë rajonin e Parisit për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.
“Sondazhet kanë treguar që më shumë se 20 për qind e njerëzve në Paris janë të interesuar në qiradhënie. Nëse ata i sistemojnë shtëpitë e tyre në Airbnb dhe ka mjaftueshëm shtëpi, çmimet do të jenë të përballueshme”, ka thënë Chesky.
Airbnb është bërë partner i Olimpiadës më 2019./REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40.5%
-
Të ndarë
49.1%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1459
Lajme të tjera
-
Sfidat globale në qendër të vizitës së kryediplomates franceze në Kinë
24 Nëntor, 18:33
-
Paris/ Kapela e Napoleon Bonapoarte shitet për 1.9 milionë euro
21 Nëntor, 22:28
-
Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën
20 Nëntor, 20:34
-
U ekstradua dje nga Franca, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Behar Bajrin! Akuzohet për 7 vepra penale
17 Nëntor, 14:56
-
Macron nga Zvicra: Nuk kam frikë se mund të ketë sërish konflikt në Kosovë
16 Nëntor, 20:52
-
Paris, mbi 100 mijë vetë marshojnë kundër antisemitizmit në rritje
12 Nëntor, 19:48
-
Nga vizita zyrtare në Itali te Forumi i Paqes në Paris, Rama ndan fotoalbumin e javës
12 Nëntor, 17:39
-
Antisemitizëm ‘i shfrenuar’, Macron letër popullit: S’ka Francë nëse Franca ka frikë nga feja dhe origjina
12 Nëntor, 16:19
-
Lufta në Rripin e Gazës, Rama njësoj si Macron: Nga armëpushimi përfiton dhe Izraeli! Zgjatja e vuajtjeve të civilëve, ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit
11 Nëntor, 12:12
-
FOTOLAJM/ ‘Çështje familjare’, Alex Soros publikon foton krah Ramës dhe Lindës nga Forumi i Paqes në Paris
11 Nëntor, 08:43
-
Forumi i Paqes, mediat e huaja: Kurti dhe Vuçiç mund të takohen sot në Paris
10 Nëntor, 12:41
-
Rama mbërrin në Forumin e Paqes në Paris, do të diskutohet lufta Izrael-Hamas! Pritet të jepen 1 mld € ndihmë për Gazën
10 Nëntor, 10:52