Po e fillojmë me z.Sejdini. Z.Sejdini mirë se erdhët në studion e Airport.Sejdini: Mirëmbrëma dhe faleminderit. Hera e parë që vij në këtë studio. Shpresoj që të kemi bashkëpunime të tjera.
Sejdini: Më vjen mirë që jemi bashkë
I ftuari tjetër është z.Vangjush Dako. Përshëndejte, Qarku i vështirë Durrësi.
Dako: Shumë i suksesshëm.
Dhe qarku i fundit, ëmbëlsira për në fund, që në fakt kreu i PS e ka konsideruar si “Parisi i Shqipërisë”, është Niko Peleshi, kryebashkiaku i Korçës. Është në fakt Korça Parisi i Shqipërisë?
Peleshi: Po është e vërtetë ajo që thatë. Mendoj se po. Në vitet `20-`30 Korça ka qenë një nga qendrat kryesore ekonomike e kulturore.
Tre krerët e bashkive janë njëkohësisht edhe anëtarë të kryesië së PS. Rama tashmë e ka vendosur do të jetë në krye të qarkut të Vlorës, të donit z.Sejdini të ishte në krye Elbasanit?
Sejdini: Kush nuk do të donte që të kishte Ramën kreun e PS.
Çfarë të mire do të kishit?
Sejdini: Rama duhet ta dijë se është prezent në të gjitha rrethet dhe bashkitë. Në jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ramën.
Zoti Dako, ju do ta donit në Durrës, sepse kur ai tha se ishte kandidat dhe i pari i listës në Qarkun e Vlorës, mora vesh se kjo kishte lidhje dhe me fëmijërinë e tij?
Dako: Natyrisht që është një privilegj, një nder jo vetëm për Vlorën, por për gjithë Shqipërinë që Edi Rama kandidon në listën e deputetëve të PS-së. Do të ishte një nder që ta kishim Ramën ne. Për mendimin tim, zgjedhja e tij është një zgjedhje me një vendim shumë të qartë dhe e merituar, që qyteti i Vlorës në këtë nismë të 100-vjeçarit të dytë të shqiptarëve, të ketë për deputet kryeministrin e ri të shqipërisë.
Z.Peleshi mos më thoni që do ta donit sepse do kishit më shumë fonde nga qeveria?
Peleshi: Jo. Nuk mendoj që Qarku apo qyteti, ku është kandiduar z.Rama në listën e deputetëve, do të jetë më i favorizuari dhe ne të tjerët të jemi të diskriminuar. Kjo nuk qëndron. Fakti që Edi Rama kandidon në Vlorë, kjo lidhet dhe me atë që ai shpjeguar vetë, por dhe faktin që Vlora sapo doli nga 100-vjetori i Pavarësisë. Përveç këtij fakti, Vlora ka qenë një nga ato qytete që ka kontribuuar pa pushim për PS-në. Edhe të gjitha qytetet kanë një simbolikë që vlejnë, sepse Edi Rama nga një qytet në një qark, pak rëndësi ka se është Vlora, Korça, apo Durrësi. Edi Rama jep mesazhin se Shqipëria është kudo. Jo gjithçka duhet të ndodhë në Tiranë. Shpëtim Gjika është shprehur se është nder për qytetin e Vlorës që kandidati për kryeministër garon në këtë qark.
Z.Sejdini kam një pyetje që është parë shumë në komentet e fundit edhe nëpër media. Mos ndoshta Rama i është shmangur Tiranës se nuk do një ballafaqim me Berishën?
Sejdini: Absolutisht jo. S’përbën asnjë problem.
Është tjetër ballafaqimi politik dhe tjetër votat?
Sejdini: Kjo s`përbën problem. Mendoj se në mënyrën më të mirë ka zgjedhur Vlorën, duke qenë dhe një bir Vlore. Duke patur parasysh qytetin e Vlorës....
Presidenti jo më vonë se dje tha që duhet të zbatohet kushtetuta dhe ligjet?
Sejdini: Kushtetuta dhe ligjet të zbatohen.
Po janë Kodi Zgjedhor...
Duhet të kesh shumicën që të fitosh. Janë shumë gjëra që duhen me shumicën. Rama ka bërë shumë mirë që ka zgjedhur Vlorën. Rama nuk është vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë.
Z. Dako kisha një pyetje tjetër që lidhet me Ramën, Vlorën, por dhe Tiranën. Nëse PD dhe PS krahasojnë votat, nuk është kjo një lloj tërheqje e Ramës nga Tirana? Do ta vini në faj Ramën nëse PS del me më pak vota në Tiranë se PD?
Dako: Të jesh e sigurt që PS është fituese në Tiranë.
Po marrim hipotezën që nuk është...
Dako: Unë po të them që është fituese në Tiranë dhe nuk ka të bëjë fare me qenien e Edi Ramës në Tiranë, apo të Sali Berishës në Tiranë.
Janë dy liderë që duhet të përballen me njëri- tjetrin?
Dako: Absolutisht, ata janë liderët e të gjithë shqiptarëve. Janë lidera që përballen me programet e tyre, me punën e tyre në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në një qark. Nuk kemi një përballje lokale, por një përballje kombëtare. Për mendimin tim se ku kandidojnë liderat nuk është fare e rëndësishme.
Z.Peleshi, është një sfidë largimi nga Tirana?
Peleshi: Jo. Nuk më duket fare temë diskutimi se ku kandidon secili kandidat.
Dhe ju jeni me atë teorinë, se është fitues i pari i listës automatikisht, dhe duhet të luftojë ai që është në fund?
Peleshi: Praktikisht të gjithë liderët e partive bëjnë fushatë në të gjithë Shqipërinë. Nuk është se bëjnë punën e deputetit që marrin zonën e tyre përkatëse dhe punojnë në një zonë. Janë liderë partie, duan, s`duan duhet të kenë nën vëmendje gjithë Shqipërinë. Më duket një flluskë sapuni që përdor vetëm kampi kundërshtar për të peshkuar mendjen e peshkueshme.
Ju të gjithë në kryesi ishit dakort që Rama të ishte në Vlorë, asnjë nuk kundërshtoi?
Dako: Jo asnjë. Jo vetëm për Ramën, por për të gjithë listën.
Kalojmë pak në punët bashkiake. Z.Dako, duke marrë parasysh se bashkia që ju drejtoni është pjesë kryesore e aksit të jugut. Ministri Olldashi pretendon se rrugët tuaja janë në rregull..
Dako: Nëse flet për rrugën nacionale Durrës-Tiranë është një superstradë normale e bërë prej shumë vitesh. Rruga e plazhit, e është rrugë po ashtu nacionale është ndërtuar në vitin 2005. Ndërsa unaza e re ka 3 vjet që ka nisur dhe që qeveria e ministrit Olldashi akoma nuk e ka përfunduar këtë rrugë. Për mendimin tim ka bërë dhe një gabim, ku në zonën nga Plepat e deri në Kavajë ka ndërhyrë duke bërë një rrugë, duke nxjerrë jashtë tregut të gjitha bizneset dhe njëkohësisht duke patur një imazh negativ për vendin. Nuk mundet që një autostradë të jetë jo më larg se 50 metra nga rruga kryesore.
Çfarë do të bëni ju do ta prishni atë rrugë?
Dako: Padyshim. Ne do t’i kërkojmë ministrit të ri të Punëve Publike rishikimin e atij projekti për këtë rrugë për t’i dhënë mundësinë e zhvillimit kësaj zone, sepse ajo sot vuan një rënie drastike e xhiros ekonomike. Duhet një plan shumë i gjerë për gjithë vendin, ku rrugët të sjellin zhvillim dhe jo rrënim. Konkretisht rrugët që përmend ministri Olldashi në këtë vend, në këtë hapsirë nga rruga e Malit të Robit e deri në Plepa, është një rrugë që ka rrënuar biznesin dhe turizmin e asaj zone. Është një rrugë krejtësisht jashtë standarteve dhe me ardhjen e qeverisë së re duhet të rishikohet projekti, që kjo rrugë të mos jetë një autostradë siç është bërë, por të ketë mundësinë e një qarkullimi më funksional për ato biznese dhe ata pushues që vijnë aty.
Z.Peleshi do të ndalesha te ju për çështjen e taksave. Duket se ka një tërheqje të PS nga taksa progresive dhe po kalohet në të ashtuquajturin taksim të ndershëm. Duket se ka një çoroditje të mendjes së njerëzve. Keni krijuar gjë konfuzion?
Peleshi: Unë nuk shikoj tërheqje. Në fakt taksa progresive është taksim i ndershëm. Kush ka të ardhura të larta paguan më shumë taksa dhe ai që ka më pak të ardhura paguan më pak taksa. Ky është kuptimi i taksimit të ndershëm. Nuk absolutisht asnjë tërheqje. Ajo që PS është konfuzimi që kampi tjetër bën me taksën progresive që rëndon të pasurit dhe që cënon punësimin.
Dua t’ju kundërshtoj, sepse me taksën e sheshtë që ju thoni, ju z. Peleshi jeni cilësuar gjithmonë si një njeri që administron mirë qytetin. Pse e akuzoni qeverinë? Ju ka dhënë më pak fonde, apo më shumë fonde, ndërkohë që rrugët në Korçë janë të bëra?
Peleshi: Ne nuk mund të rrimë duarkryq në pritje të lëmoshës së qeverisë apo granteve. Modeli i qeverive vendore, ku qeveris e majta është model që padyshim do të jetë dhe modeli i qeverisjes qëndrore. Ne ndjekim të njëjtën taktikë, të njëjtën kulurë menaxhimi në raport me interesat e qytetarëve. Ne kemi punuar shumë me partnerët tanë që duhet t’u jemi mirënjohës dhe që unë nuk lë asnjë rast pa i falënderuar sidomos qeverinë gjermane, apo USAID. Këta na kanë mundësuar një sërë investimesh. Ishte qesharake të shikoje kryeministrin e Shqipërisë kur erdhi në Korçë nuk kishte çfarë të inaguronte. Kështu që u detyrua të inagurojë impiantin...
Pra Korça ka investime....
Peleshi: Ky ishte një investim i bankës gjermane. Përsa u përket rrugëve nacionale, Korça është larg nga Tirana e Durrësi sa nuk ka qenë para 4 vitesh...
Eshtë shkurtuar goxha, ne e kemi parë që rrugët janë rregulluar..
Peleshi: Nuk po krahasojmë kur ju vinit Rruga e makinave.
Sigurisht se as unë nuk e kam kapur trenin për në Korçë. Gjithsesi flasim për problemet brenda PS. Zoti Gjika kryetari i Bashkisë së Vlorës tha në intervistë me mua, se qarku i Elbasanit është problematik për zgjedhjet. Ju nuk i arrini objektivat dhe për këtë arsye ju dha PS një spunto për të qenë anëtar i kryesisë, që ju të mblidhni më shumë vota?
Sejdini: E falënderoj dhe respektoj Asamblenë e PS-së dhe veçanërisht Ramën që më propozoi. Nuk kam patur bisedë paraprake më zotin Rama nëse do të isha anëtar kryesie, apo jo. Madje atë ditë që ishte mbledhur Asambleja, unë kam qenë në Amerikë dhe e kam marrë vesh që isha anëtar i Kryesisë së PS-së.
Mendoni sesa i rëndësishëm keni qenë?
Sejdini: Unë kam qenë në listë bashkë me Z.Peleshi e z.Dako që në fillim. Çfarë ka vlerësuar z.Rama. Nuk i bëhet nder Qazim Sejdinit, por PS-së në Elbasanit. Për herë të parë Elbasani ka një anëtar në Kryesinë e PS-së. Mos harrojmë që ai qark ka 14 deputetë. Është qark me vlerë ndaj dhe kontributi ynë dhe i çdo anëtari të PS për fitoren e PS-së do të jetë maksimal.
Pse e pranuat këtë z.Sejdini kur dhe mund ta refuzonit, kur ju herën e parë e refuzuat?
Sejdini: Unë u propozova nga z.Rama. Nuk përbën asnjë lloj problemi. Përkundrazi, ai është vlerësim dhe ne nuk tërhiqemi nga detyrimet e partisë. PS na ka kandiduar dy herë, më ka pasur prefektin e saj. Janë detyrime të cilat do të shkojnë deri në fund.
Zoti Dako të gjithë e dime që në zgjedhjet 2009-ës, qarku i Durrësit ka qenë problematik për çështjen e mandateve? Mendoni se duke qenë anëtar kryesie i PS keni një impakt më të madh te elektorati?
Dako: Për këtë e përgjigjen kryetari i Elbasanit. Dua të ndalem pak te taksa pogresive.
E kemi kaluar këtë.
Dako: Ajo më shqetëson më shumë. Se dua të sqaroj pak dhe qytetarët. Taksa progresive është vetëm mbi fitimin e të ardhurave. Kompanitë nuk preken nga taksat progresive. Mos kujto se unë do të jap një përgjigje ndryshe nga ajo që dha Sejdini për të njëjtën pyetje sepse dhe Gjika dhe ju nuk e dini, por janë 13 deputetë në Durrës, rezultati është 7, 5, 1. Duke parë zgjedhjet e 2011 rezultati është 7 me 6 për koalicionin e PS. Nuk është ajo që mendoni ju, gjërat kanë ndryshuar me numra e shifra. Me rezultatet e 2011 qarku i Durrësit është #xdcbf; tues me rezultatin 7 me 6.
Duhet të favorizohet qarku i Durrësit duke patur kryetarin e bashkisë anëtar kryesie?
Dako: Ju mendoni se duhet favorizuar, por nuk është kështu. Unë them që nuk jam propozuar, por jam zgjedhur me votim në Asamblenë e PS-së dhe të gjithë anëtarët e asamblesë kanë qenë dakort që unë të isha anëtar dhe këtë e kanë shprehur nëpërmjet votës. Problemi nuk është jemi anëtar kryesie, apo nuk jemi. Ne jemi anëtarë të kryesisë të propozuar nga kryetari Edi Rama, anëtarët e asamblesë na kanë votuar dhe na kanë besuar një detyrë të rëndësishme. Ne duhet ta kryejmë këtë detyrë shumë më mirë para se të ishim anëtarë të kryesisë. Fakti që ne jemi anëtarë të kryesisë, i pranon kufijtë e bashkëpunimit të bashkive, ku ne punojmë. Na jep mundësinë qe ne të jemi edhe lidera politikë e të japim kontributin tonë në PS për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit. Ne nëpërmjet këtij statusi që kemi marrë, kemi akoma më mundësi për të dhënë kontributin tonë.
Z.Peleshi, që nga koha që jeni bërë anëtar i Kryesisë së PS-së, sa herë e keni kundërshatuar kreun e PS-së në kryesi, pasi kjo ka qenë një kryesi e debatit. Sa herë e keni kundërshtuar, apo keni dhënë argumente ndryshe?
Peleshi: Ne mendojmë se demokracia e brendshme në PS është një aset. Ne vendosëm që ta ruajmë debatin brenda kryesisë dhe PS padyshim që duhet të ketë një raport të shëndetshëm dhe të mos dalë nga konturet e veta. Për zgjedhjet ne të tre kemi qenë të vetmit pa emocione në zgjedhjet e Kryesisë, për shkak se nuk kishim asnjë konfikt interesi, për shkak se nuk prishnim një kontratë me qytetarët që të bëheshim deputet.
Pse duhet të bëheshit deputet, ju jeni kryetar bashkie...?
Peleshi: Nëqoftë se dikush, duke qenë në kryesi do të kishte më shumë avantazh për të qenë listën e deputetëve, ne nuk e kemi patur atë problem. Ne kemi të qartë karrierën tonë deri në 2015. Ne jemi nga të paktët që e shikojmë veten me këtë përgjegjësi.
Zoti Dako, duke që anëtar i kryesisë së PS, sa do të arrini të ndryshoni Durrësin dhe konkretisht sa deputetë do marrë e majta?
Dako: Kjo nuk lidhet me qenien anëtar kryesie.
Të jep një lloj potence, një lloj drejtuesi politik të një niveli të lartë...?
Dako: Ne kontribuojmë për fitoren e PS-së edhe sikur të mos ishim anëtarë të kryesisë dhe unë jam i sigurtë...
Zoti Rama e ka sqaruar këtë, që ju ka futur ju në kryesi....?
Dako: Jam i sigurtë që të gjithë të zgjedhurit vendorë të PS-së këtë radhë janë duke punuar si për garën e vete akoma më shumë të gjithë Shqipëri. Pra, ne të tre nuk jemi të ndarë nga ata, edhe Gjika që nuk është anëtar i kryesisë, por duke punuar dhe ka përgjegjësinë ndoshta dhe më shumë se për të fituar PS.
Patjetër, sepse ka kryetarin e PS në Vlorë...?
Dako: Jo vetëm për këtë arsye, por janë të angazhuar të gjithë të zgjedhurit vendore të PS-së, sepse këtë radhë po votojnë PS, po votojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të ardhmen e tyre. Ne jemi drejt falimentimit si bashki dhe me këtë qeveri që ne kemi sot.
Na e thuaj rezultatin që mendoni se do të merrni në Durrës...?
Dako: Pa diskutim që ka një fitore spektakolare në Durrës të PS-së dhe koalicioni ynë është shumë pranë deputetit të tetë. Si koalicion.
Zoti Sejdini, qarku juaj ka qënë problematik. Jeni ndarë me një rezultat thuajse të barabartë, jeni bërë anëtar i kryesisë së PS për t’i dhënë një hov, impuls si lider politik për të transmetuar e për të çuar përpara qarkun tuaj. Sa pretendoni të fitoni më 23 qershor në qarkun e Elbasanit?
Sejdini: Parashikimet dhe sondazhet janë. Por të marrim rezultatit e vitit 2009, janë 8 me 6. Ne marrim 7 plus 1.
Dolët barazim?
Sejdini: Dolën barazim, por LSI ka marrë 7500 vota. Kështu për rreth 200 vota deputeti i tetë është i garantuar. Luftojmë për deputetin e nëntë. Ne po vazhdojmë kështu dhe kështu është siç po punohet fort, ne e kemi deputetin e nëntë.
Zoti Peleshi, nëntë deputetë pretendon PS dhe koalicioni i majtë në qarkun e Elbasanit, po korça që është 6 me 6 më 2009...?
Peleshi: Korça, në situatën e re me koalicionin e ri të zgjeruar me LSI-në do të ishte shumë pranë ...
Sikur të ikë koalicioni, i keni shpresat te koalicioni...?
Peleshi: Jo vetëm. Ne kemi koalicion jo vetëm me LSI, por dhe partitë e tjera. Eshtë një koalicion i zgjeruar dhe në fakt nuk është për t’u neglizhuar sepse po t’i referohemi 2009-tës, PD është sot në pushtet nga «bishtat» e partive të vogla, pasi humbi në ballafaqimin tek për tek, sepse PS mori më shumë vota se sa PD.
Pra, analiza është se PD është në pushtet sepse PS bëri një koalicion shumë të vogël...?
Peleshi: Nuk është vetëm faktori LSI, por dhe të gjithë partitë e tjera të vogla, ku ne na e rrisin shumë mundësinë dhe jemi shumë pranë marrjes së deputetit të shtatë. Dhe ky nuk është thjeshtë një angazhim mediatik, por dhe po të shikosh numrat për pak qindra vota, PS merr mandatin e shtatë. Por ne do të kontribuojmë të bëjmë tonën, jo vetëm për shkak se jemi anëtarë kryesie, që është një arsye e qenësishme, por për shkak se e kuptojmë rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve. Padyshim që do të jemi ballëpërballë kudo edhe në qytet dhe fshat si socialistë, por dhe si njerëz shumë të interesuar që të kemi një qeveri të re në mënyrë që edhe qytetet tona të marrin frymë lirisht.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)