Aishwarya Rai, e ftuar speciale në
festivalin e filmit?

Aishwarya Rai, e ftuar speciale në<br />festivalin e filmit?
Të gjithë e njohin më të bukurën e botës, aktoren e famshmë të Bollivudit dhe Hollivudit, Aishwarya Rai. Së fundmi ajo ka zbuluar surprizën e rradhës për të gjithë fansat e saj.


 
Në Festivalin Indian të Filmit që organizohet në Melbourne aktorja do të jetë mysafirja speciale. Aishwarya Rai, 43 vjeç do jetë e para aktore e cila do përfaqësohet me flamurin e Indisë si pritëse e ceremonisë.

Ajo do të parakalojë në tapetin e kuq si e ftuar speciale e mbrëmjes gala më 11 gusht në Melbourne Recital Centre.

Në festival do të vijë me “Fanney Khan”, ku luan rolin e një këngëtareje të famshme. Gjithashtu Rai do të jetë bashkëprotagoniste me Anil Kapoor.
 
Organizatorët e Festivalit, janë shprehur se ndihen shumë krenarë për këtë pjesëmarrje të gruas më të bukur të botës, një prej ikonave të Indisë, por edhe të të gjithë botës.

 

Shumë surpriza të tjera priten gjatë 13 ditëve të festivalit.
 
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës