Ajazi: Amerikanë, verifikoni edhe diplomat e politikanëve shqiptarë

Ajazi: Amerikanë, verifikoni edhe diplomat e politikanëve shqiptarë

Gënjeshtra, mashtrimi, zvarritja, harresa, mbulimi, “gabimi”, apo dhe fajet e qëllimta, nuk mund të jenë opzione të cilat mund të gënjejnë amerikanët.

Atë që punonjësit dhe ekspertët e ambasadës së SHBA bënë me banorin e Zabzunit, duke i verifikuar origjinalitetin e diplomës së shkollës së mesme, duke zbuluar rrjetin e fallcifikatorëve, ndoshta do të ishte mirë ta bënin pa asnjë vonesë edhe me politikanët tanë.

Shpesh në këto 30 vite tranzicion gjoja demokratik, është pëshpëritur, është deklaruar dhe janë akuzuar me dhjetra e dhjetra zyrtarë dhe ish-zyrtarë, por më së shumti deputetë dhe politikanë, që nuk kanë mbaruar shkollën e lartë, madje as shkollën e mesme, dhe kanë kapur poste të larta, dhe kanë gëzuar ofiqe në piramidën e lartë shtetërore.

Falë “diplomave” të marra duke nisur nga Kristali, Struga, Sofja, apo dhe dhjetra universitete të tjera brënda dhe jashtë vendit, private dhe shtetërore, ata vunë pasuri marramendëse, dhe sot janë dhe hiqen si ekspertë, sikur janë “baballarët e politikës, të pagabueshmit dhe të paprekshmit” e ligjit.

Me diploma fallco, kanë rezultuar prokurorë në rrethe, ish-kryeprokurorë të përgjithshëm (madje nuk kishin mbaruar as të mesmen) me diploma fallco kanë rezultuar ish-ministra, ish-zv/ministra, me dhjetra e dhjetra zyrtarë dhe drejtorë të cilët kanë bërë pasuri marramendëse, dhe që sot pas ikjes nga postet dhe pushteti, janë me biznese, fshatra turistike, firma dhe kompani të fuqishme.

Sikur të mos mjaftonin universitetet private (ose kioskat e mbyllura universitare), në Shqipëri në afro 25 vjet e kusur, diploma fallco kanë ndarë dhe kanë shitur edhe universitetet publike, të cilat mbajnë mbi vehte një faturë të madhe financiare, një mallkim të madh që ka ndjekur prej kohësh arsimin e lartë.

Fenomeni i dipllomave fallco, ka nisur qysh herët, qysh nga 1994-1995, dhe ka vazhduar me ritme të frikshme në 1996-1998, apo dhe pas këtyre viteve madje deri në 2013, kryesisht në universitetet publike.

Një fenomen me përmasa të frikshme, ku një diplomë shitej për 5 deri 7 mijë dollarë ose euro, dhe bënte me “shkollë të lartë” një kryetar komune, një drejtor injorant ndërmarje, një kandidat për zv/ministër, apo një pretendent për kryetar bashkie, apo partie në rrethe.

Epidemia e diplomave fallco, nuk ndalej edhe në drejtoritë e shkollave të mesme, nga Tirana në rrethe, duke bërë milionerë drejtuesit e tyre, dhe duke pajisur me dokument të paligjshëm qindra e qindra mediokërr. Por edhe zbulimet dhe demaskimet nuk kanë rreshtur dhe munguar, ashtu siç nuk kanë munguar edhe denoncimet në organet e drejtësisë, të cilat shpesh janë mbyllur me argumentin se “mungojnë provat bindëse”.

Atë ç’ka zbuloi dhe denoncoi ambasada e SHBA lidhur me banorin e Zabzunit, ndoshta ishte vetëm maja e Ajsbergut të skandaleve që kanë ndodhur dhe po ndodhin edhe sot e kësaj dite në raste të veçanta, me dokumentat shkollore. Rrjetet e fallcifikatorëve janë shtuar tmerrisht vitet e fundit, ashtu siç janë rritur edhe numri i personave që edhe pse vijnë nga bota e krimit, trafikut, bixhozit, edhe pse kanë vetëm 8 klasë shkollë, një ditë të bukur mund të “gdhihen” me diplomë të shkollës së lartë. Një fjalë e urtë thotë “të ardhmen mund ta blesh me para, por të kaluarën kurrë”.

Dhe kjo natyrisht ka vlerë veçanarisht për politikanët e tranzicionit demokratik. Futja e “mendësisë” së blerjes së një dipllome, ka nisur qysh vitet e para të ndryshimit të sistemit, qysh asokohe kur PD nisi të emëronte zyrtarë dhe drejtues të lartë në administratë, ata që kishin thirrur më shumë në mitingje , ata që kishin ngritur 2 gishtat me shumë, ata që kishin shkatërruar dhe djegur më shumë, ata që ishin “të fortët” e lagjeve dhe qyteteve, dhe jo elitën intelektuale.

Por epidemia vazhdoi gjatë, derisa vjen një ditë që gjithkush duhet të përgjigjet për mëkatin e tij, duke nisur nga ish-drejtorët shkollave, ish-rektorët e universiteteve, e duke përfunduar tek prokurorët dhe gjykatësit që kanë “falur” paligjshmërinë e tyre. Ambasada e SHBA , i dha një mësim të mirë organeve të drejtësisë, të cilat duhet të ndalen pa vonesë edhe në verifikimin e diplomave për politikanët, duke nisur nga kryetarët e partive deri poshtë tyre.

Ndoshta do të zbulojnë “xhavahire” të panjohura deri sot, mashtrime skandaloze për shumë prej tyre, që sot na hiqen si “të diturit e dynjasë”, por që në fakt ngatërrojnë matematikën me fizikën, apo më keq akoma, pikën me presjen, politikën me pazarin, paranë me pushtetin….

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fallsifikimi: 09/08/2019 05:56

    Po te behet verifikimi i politikaneve per diplomat kam frike se3/4 e parlamentit do zbrazet.Gjithe analfabetet matrapazet aty i ke.Duken dhe kur flasin si lopcare(hiq kepucen e gjuaj ne parlament,duhet ta shporrim,qytetari dixhital.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë