Ajazi: Meta si Kim Yong Un

Ajazi: Meta si Kim Yong Un

Pas asaj që kam parë dikur në Parlament, kur Ilir Meta kapërcente tavolinat dhe përmbyste garroçët e luleve për t’ju sulur Jozefinës, ajo e djeshmja më është dukur një tjetër dalje e trishtë e kreut të shtetit.

Një shpërfytyrim, që mbante brënda inate, mllefe të vjetra dhe të reja, ndaj socialistëve dhe Ramës, duke sulmuar ashpër edhe ndërkombëtarët.

Vetja të dukej sikur ishe duke dëgjuar Kim Yong-Un e Koresë së Veriut, dhe jo kreun e shtetit shqiptar, një vend i denjë anëtar i NATO-s, një vend anëtar i KiE, dhe një garantues i aftë drejt familjes europiane.

Meta dje më dukej si një Kim Yong Un- i ri në Ballkan, teksa përpiqej të mbante vehten me gajret, më dukej i xhindosur, dhe (nuk) dihet përse. Tashmë atij nuk i ka mbetur më as LSI e Monikës, parti e cila siç u formua dhe formëzua, dihej se do të kishte këtë fund. Meta dje është prezantuar dhe rrëzuar para shqiptarëve ashtu siç ka qenë, ashtu siç është, dhe jo si kreu i shtetit, që duhej të qëndronte edhe mbi palët, madje edhe mbi Doktorin.

Konferenca e djeshme për mediat, ndryshe nga ajo e kaluara, nuk ishte në 08.00 të mëngjesit, por dukej sheshit se Meta nuk kishte vënë gjumë në sy, qysh nga e djela. Sulmet ndaj faktorit ndërkombëtar, etiketimet e paskrupullta ndaj ambasadorëve dhe trupit dipllomatik, treguan natyrën regresive, të njeriut që kurrë nuk është shquar as për politikan dhe as për shtetar i zoti.

Me një fytyrë të vrerosur dhe herë-herë të egërsuar, kreu i shtetit dukej se kishte ditë, që mezi priste të nxirrte nga goja gjithçka kishte grumbulluar nga “18 shkurti”, duke mos kursyer as fjalorin bajat.

Dalja e tij para mediave, ishte ndoshta paralajmërimi i fundit, duke lënë të kuptohet se Meta nuk do të arrijë të shkarkohet nga Parlamenti , por ai do të (vetë) dorëhiqet para shtatorit.

Humbja e thellë e Doktorit, Lulzimit dhe Monikës në 30 qershor, ishin arsyet e gjendjes së rënduar emocionale të kreut të shtetit. Meta nuk mund ta kapërdijë që është sfiduar, që është injoruar, që është shpërfillur hapur nga Rama dhe shumica e shqiptarëve.

Ai dukej dje si lulzimi i Presidencës, dhe nuk kishte asnjë dallim dhe ndryshim nga Lulzimi SHQUP-it. Dalja hapur e kreut të shtetit në mbrojtje të dhunës dhe dhunuesve të lirisë, demokracisë dhe institucioneve kushtetuese nga ish-opozita, padyshim ishte paranteza e sulmeve skandaloze ndaj ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë.

Duke etiketuar dhe akuzuar ambasadorët si “shkaktarët e situatës së krijuar në Shqipëri”, dhe si “stimulantë të krizës politike”, kreu i shtetit i tensionuar emocionalisht, herë merrej me kryeministrin Rama, dhe herë me socialistët, duke bërë avokatin e ish-opozitës së rrugës. Duke injoruar 30 qershorin, dhe duke e quajtur atë si “datë dhe ditë e zakonshme plazhi”, kreu i shtetit kishte momente që fliste përçartë, duke mos artikuluar mirë fjalitë e tij.

Dje shqiptarët (edhe ata që e kishin harruar) panë dhe dëgjuan Metën e vërtetë, presidentin e ç’dekretimeve, zëdhënësin e ish-opozitës dhe jo kreun e shtetit, avokatin e njërës palë, dhe jo “njeriun që qëndron mbi palët”, dhe vetja të dukej sikur kishe para ekranit Kim Yong Un-in e ri të Ballkanit.

Duke shpërfillur mesazhet e SHBA dhe BE, madje duke u hedhur në sulm të hapur ndaj ambasadorëve të tyre gjithmonë kur përmendet reforma në drejtësi, duket se Meta ka vendosur të rikthehet pas në kohë, dhe të rrugëtojë gjatë në karrierën si “opozitarist” ndoshta duke patur në krah Doktorin, “debulesën” e tij të përjetshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 04/07/2019 00:39

    Po Edvin Yong-un ku e late? Apo ai iu hedh ndonje kocke?

    Përgjigju
  • Indinjata: 03/07/2019 12:04

    Lexova shkrimin e gazetarit Mero Baze,per Don Kishotin Ilir Meta,perfekt nje Don Kishot qe lufton me mullinjte e eres me gjeste e artikulacione te fytyres teper agresive,nje provincial i rendomte nje maskara gjer ne neveri per kete palo njeri gjobaxhi,per kete hajdut me bllok ne dore qe eshte bere si nje lugat i dale nga varri,e ka humbur torruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?