Ajdareviç: Isha kapiten te Suedia
por ndihem shqiptar, e dinë të gjithë

Ajdareviç: Isha kapiten te Suedia<br />por ndihem shqiptar, e dinë të gjithë<br>
Astrit Ajdareviç është prurja më e re e Christian Panuccit në kombëtaren shqiptare të futbollit. Në daljen e tij të parë për media Ajdareviç ka treguar ndjesitë e para si kuqezi.

Gjithashtu mesfushori foli edhe për momentin kur i erdhi ftesa për tu bërë pjesë e kombëtares shqiptare.

“Krenar për zgjedhjen kuqezi dhe i gatshëm për të dhënë gjithçka për kombëtaren shqiptare”, u shpreh Ajdareviç, ndërsa shtoi, “Jam i kënaqur, kam pritur disa vite. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen. Do të jap gjithçka. Kam luajtur me Suedinë dhe kam qenë edhe kapiten. E kam pasur pak të vështirë sepse jam rritur në Suedi, por ndjehem shqiptar, e dinë të gjithë”.

Në pritje të miqësores me Turqinë, Ajdareviç shprehet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë dhe ndihet komod brenda grupit duke u përshtatur shumë shpejt me lojtarët e tjerë të ekipit.

“Jam përshtatur shpejt me pjesën tjetër të grupit. Janë grup i mirë. Kudo ka konkurrencë, si këtu, si në klub. Është normale për mua, jam profesionist. Asgjë e re dhe shpresoj se do të luaj pak minuta që të tregoj cilësitë e mia. Është një skuadër shumë e fortë, e tregoi në Europian se çfarë skuadre ka dhe çfarë talentesh ka që luajnë në Europë. Është një krenari që jam këtu. Më së shumti kam luajtuar si mesfushori ofensiv”, përfundoi Ajdareviç.

Mesfushori më i ri kuqezi shprehet se nuk do ta ketë shumë të lehtë me konkurrencën brenda kombëtares sepse ka shumë lojtarë cilësorë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!