Ajeti firmos në Serie A te Frosinone
dhe zbulon: Ja kush më solli në Itali

Ajeti firmos në Serie A te Frosinone<br />dhe zbulon: Ja kush më solli në Itali
Tashmë është zyrtare, Arlind Ajeti i bashkohet ekipit të Frosinones në kampionatin italian të futbollit, Serie A. Mbrojtësi me origjinë nga Kosova është prezantuar të enjten, ndërsa në fanellë do të mbajë numrin 93, që përkon me vitin e lindjes, teksa ka firmosur një kontratë 7 mujore, por nëse Frosinone siguron qëndrimin në Serie A, rinovohet për 2 vite.

Pas firmës mbi kontratë, shqiptari u shpreh se “Frosinone më dha mundësinë për të luajtur në Serinë dhe nuk mund t’i thosha jo. Edhe pse kam qenë një lojtar i lirë jam stërvitur mirë gjatë kësaj periudhe dhe jam plotësisht i gatshëm për këtë sfidë të re. Mendoj se mund të luaj që në ndeshjen e kësaj të dielë por është trajneri ai që vendos, ajo që unë mund të bëj është të jap gjithmonë maksimumin”tha ai.

Ajeti ka zbuluar edhe një nga arsyet se përse zgjodhi Italinë, që lidhet me një këshillë të De Biasit. “Ai më këshilloi që të vija të luaja në Itali. De Biasi beson shumë tek unë dhe do të mundohem t’ia shërblej”. Ajeti ishte në bisedime edhe me Partizanin në kampionatin shqiptar, por në fund vendosi që të luante në Serie A, pasi është një sfidë mjaft e mirë para kampionatit Europian.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën