Aktori i humorit Bes Kallaku ishte i ftuar special në emisionin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’. Pas lindjes së vogëlushes, Ajka, kjo ishte dalja e parë publike ku aktori rrëfeu detaje të shumta për jetën e re si baba.
I emocionuar për këtë përvojë të re, Besi ka thënë se më shumti ndjehet krenar për Xhensilën që ka treguar se sa nënë e mirë është. Ai tha se kujdeset më rrallë për Ajkën, ndaj e falënderoi publikisht këngëtaren për sakrificat e saj. Më tej Besi ka rrëfyer se duke qenë se i këndojnë shpesh këngë Ajkës, ndonjëherë në mënyrë instiktive fillojnë të këndojnë edhe kur ecin rrugëve.
Kur u pyet nëse ka qarë kur lindi vajza e tij, Besi u shpreh: “Thonë se burrat nuk qajnë, por vetëm ata që nuk ka ndjenja dhe nuk janë burra nuk qajnë. Për herë të fundit kam qarë para dy javësh kur i preka kicin Ajkës”. Aktori tregoi se i ndërron shpesh pelenat vogëlushes dhe shtoi me shaka se e bën me kënaqësi këtë punë. Kujtojmë se Xhensila dhe Besi u bekuan me lindjen e vajzës së tyre në korrik të 2018.