Ndarja nga partneret, Olsi Bylyku: O Bes si përfunduam kështu

Teksa ka qenë në një koncert së bashku me Bes Kallakun, Olsi Bylyku nuk i ka lënë batutat e tij.
Para se të performonte Olsi duke iu drejtuar Besit që gjithashtu ishte në skenë i kujton këngët që bënin para se të ndaheshin nga partneret e tyre, Egli Tako dhe Xhensila Myrtezaj.

"Më përpara bënim këngë ‘Skifterat’, unë bëja ‘Aj aj aj ajo nuk do drama..’, vetëm jetë qejfi. Pas pesë vjetësh të dy ishim ‘Baby të kam pas n'mish, tani të kam ish’, ‘Nga mosmirënjohja”, shprehet me humor Olsi, teksa të gjithë të pranishmit qeshin.

Kujtojmë se pak pas ndarjes nga Egli, Olsi konfirmoi lidhjen e tij të re. Madje në ditën e saj të lindjes ai bëri një dhuratë tepër të veçantë, këngën me titull ‘Amla’.

Ndërsa përsa i përket Besit dhe Xhensilës, ndarja e çiftit mesa duket nuk ka qenë aspak e lehtë. Në një intervistë të dhënë në 2024 Besi u shpreh se vajzën, Ajkën e shikonte më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë.
 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës