Reperi Asdren Gjikolli i njohur ndryshe si Gjiko, është prej më shumë se dy vitesh në lidhje me moderatoren e njohur, Elita Rudi. Së fundmi kjo lidhje do të kurorëzohet në martesë.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjiko shfaqet i ulur në gjunjë përpara të dashurës së tij duke e propozuar për martesë. “Ajo tha po,”- shkruan ai krahas fotos.
Dyshja është shfaqur gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në pushime të shumta, në festime të ndryshme dhe në dalje publike. Por tashmë Gjikon dhe Elitën do t’i shohim në altar, dhe drejt krijimit të një familjeje.
Komento