TIRANE - Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar sot në lidhje me raportin e organizatës Transparency International duke akuzuar Kryeministrin Berisha se është ai është e ka fundosur Shqipërinë duke e bërë vendin më të korruptuar në rajon. Në një prononcim për shtyp Spahiu ka premtuar se AK do të bëjë burgosjen e Berishës për krimet korruptive që ka bërë.
“Sali Berisha e fundosi Shqipërinë në korrupsion duke bërë që vendi ynë të jetë më i korruptuari ndër vendet e Bashkimit Evropian. Sali Berisha është Kryeministri më i korruptuar, është më i korruptuar se Hashim Thaçi madje shumë herë më i korruptuar se Fatos Nano, dhe ky tashmë është një fakt zyrtar i publikuar së fundmi nga raporti i indeksit të korrupsionit “Transperency International”, u shpreh Spahiu.
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi i ka bërë apel qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian të izolojnë Kryeministrin më të korruptuar siç është Sali Berisha.
“Unë kam dy apele për të bërë publik sot. I pari i drejtohet vendeve të Bashkimit Evropian që duhet të izolojnë personin më të korruptuar i cili i ka vënë vendit vulën më të hidhur në këto 100 vite histori, atë të korrupsionit pakufij. Apeli i dytë i drejtohet të rinjve, brezit të ri të juristave shqiptarë, të cilët kanë detyrimin të dënojnë këtë individ që ka një lidhje të fortë me korrupsionin sepse Shqipëria bëhet vetëm me burgosjen e Sali Berishës”, deklaroi Kreshnik Spahiu.
Duke ndalur tek ngjarja e djeshme ku mbi 30 aktivistë të AK-së u ndaluan dhe shoqëruan në komisariatin e policisë së Kavajës pas protestës së mbajtur në Vlorë në kundërshtim të mbajtjes së mbledhjes së qeverisë në shtëpinë muze të Pavarësisë Spahiu tha se “Dje policia e Kavajës u vu në shërbim me servilizëm ekstrem ndaj urdhrave të shtetasit Sali Berisha. Sjellje brutale, me djemtë dhe vajzat aktivistë të Aleancës Kuq e Zi sepse ata u ngritën kundër denigrimit të historisë nga shefi më i korruptuar i ekzekutivit shqiptarë në 100 vjet histori. Arrestime politike do t’i quaja pa pikën e dyshimit sepse ndërsa protesta mbahej në Vlorë, policia u organizua për të ndaluar aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në Kavajë. Një Zot e di pse kjo sjellje aspak profesioniste e efektivëve të Policisë së Shtetit e cila paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe vihet në shërbim të militantizmit dhe servilizmit ndaj shtetasit, tashmë më të korruptuar zyrtarisht, Sali Berisha”, deklaroi Kreshnik Spahiu.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com