AK: Berisha strategji për të
vjedhur,votën e mbrojmë me jetë

AK: Berisha strategji për të<br />vjedhur,votën e mbrojmë me jetë
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi deklaron se kryeministri ka hartuar planet dhe strategjitë për të blerë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke bërë thirrje për një thellim të luftës politike për të shkuar në këto zgjedhje pa Berishën, kryetari i kësaj partie, Kreshnik Spahiu kërkoi mbrojtjen e votës qoftë dhe me sakrificë jetësore. Madje Spahiu akuzoi dhe PS se u bë pjesë e këtij skenari duke falur konsensusin për Kodin Zgjegjor.

“Disponojmë të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Sali Berisha do të tentojë të blejë zgjedhjet e ardhshme me paratë e pista që po shet Shqipërinë dhe në këto kushte duhet thelluar lufta politike me këtë qeveri për të shkuar në zgjedhje pa këtë kryeministër. Ne ndjejmë keqardhje që PS i ka falur konsensus pikërisht për Kodin Zgjedhor dhe vazhdon ende jetën parlamentare në Kuvendin e tradhëtarëve. Populli opozitar duhet të ndëshkojë këtë elitë tradhëtarësh që janë njollë e zezë në hisorinë e parlamentarizmit shqipëtar. Në këto kushte nuk na mbetet asgjë tjetër vecse të mbrojmë të drejtën e votës me cdo mjet qoftë edhe në sakrifica jetësore për t’i sjell demokracinë dhe një elitë patriotësh në kye të vendit" deklaroi Spahiu në ceremoninë e nisjes së fushatës së zgjedhjeve të drejtuesve të kësaj partie, nëpër të gjitha rrethet dhe qarqet elektorale të Shqipërisë. Takimi u zhvillua sot paradite në ambientet e Hotel Tiranës.

Gjatë fjalës së tij kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu akuzoi më tej se kryeministri Berisha po tenton të mbaj pushtetin duke shitur pasuritë e shtetit dhe me mbështetjen politike të Athinës.

“Shtetasi Sali Berisha po shet pasuritë kombëtare për të mbushur xhepat e tij, llogarinë e partisë dhe për të larë borxhin e brendshëm që kalon shifrat e falimentimit të shtetit. Nga ana tjetër është në akord me qeverinë greke për të injoruar vendimin e gjykatës kushtetuese dhe për të konsideruar të mirëqënë marrëveshjen për dorzimin e territorit. Duke lejuar skuadriljet e policisë greke të venë nën kontroll jugun e Shqipërisë dhe lejuar vazhdimin e kërkimeve për burime gazi nga pala greke. Si koncesion ai po siguron mbështetjen për marrjen e statusit të vendit kandidat të cilin Shqipëria nuk e meriton pasi nuk ka plotësuar standardet e kërkuara dhe është ende larg plotësimit të 12 kritereve të Bashkimit Europian” deklaroi Spahiu.

Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm Myslym Pashaj tha se “Kushtetuta e dy partive të mëdha PD dhe PS është kushtetuta e një rreziku të ri për Shqipërinë dhe ajo duhet tejkaluar duke shpallur disa nga qarqet e Shqipërisë si prioritare që Aleanca KuqeZi të jetë forcë e parë politike në zgjedhjet e ardhshme"

Këshilli drejtues i Aleancës KuqeZi zgjodhi të deleguarit e qëndrës për organizmin e zgjedhjeve për drejtuesit lokalë me kriterin e përzgjedhjes së trashëgimtarëve dhe pinjollve të familjeve të rilindasve dhe fiseve me traditë patriotike në cdo qytetet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar

Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar