Teksa socialistët e Pedro Sanchez mbeten pas në numërimin e votave, tensione janë shënuar përpara selisë së partisë në pushtet në Madrid. Dy persona me flamuj spanjollë kanë nisur të shajnë nga nëna kryeministrin dhe të thërrasin “Rroftë Spanja!”.
Thirrjet kanë shkaktuar reagimin e mbështetësve të Sanchez, të cilët u janë afruar dy burrave. Policia ka ndërhyrë duke i larguar këta të fundit për të shmangur sherrin.
Lajmi kryesor:
Spanja ndryshon kurs pas 8 vitesh! El Pais: E djathta fiton zgjedhjet, Feijoo mund të qeverisë me mbështetjen e së djathtës ekstreme Vox! Pjesëmarrja në votime më e larta në 40 vjet
LAJMET MË TË VLERËSUARA





