AK: Dosje penale për Berishën
para 100 vjetorit të pavarësisë

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi nis përgatitjen e dosjes penale ndaj kryeministrit Berisha për veprën penale të dorëzimit të territorit të kanalit Korfuzit pjesërisht në favor të shtetit grek. Nisma është në kuadër të fushatës denoncuese “Fytyra e krimit” për të cilën kreu i AK-së Kreshnik Spahiu thirri sot departamentin Juridik me juristët dhe ekspertët e ligjit.

Spahiu informoi se departamenti juridik do të përgatisë dosjen penale për çdo politikan apo funksionar të lartë të shtetit, që kryen krime por që nu u ndëshkuan as nga qeveria socialiste dhe as nga ajo demokratike. “Parlamenti i ri KuqeZi si dhe qeverija e kuqezinjve pas pak muajsh do i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat.”
berisha
(Ne foto posteri qe departamenti ligjeve i Aleancës KuqeZi publikoi sot. Posteri i kryeministrit Berisha foto ishte ndërtuar me vend ngjarjet e krimeve të kryera nga 1997 deri në marveshjen për dorëzimin e teritorit të kanalit Korfuzit pjesërisht në favor të shtetit grek.)

JA AKUZAT PER BERISHEN

I pari në listë do të jetë vetë kryeministri Sali Berisha.
“Aleanca KuqeZi ka vendosur të nis me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha për veprën penale të parashikuar nga:
*Neni 208 i Kodit Penal
* Dorëzimi i Territorit
* Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbedhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
* Neni 210 i Kodit Penal
* Marrëveshja për Dorëzim Territori
* Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar intgritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

Kreu i Aleancës KuqeZi i kërkoi departamentit juridik dhe ekspertëve që të punojnë për dosjen e shtetasit Sali Berisha dhe ta përgatisin atë përpara 100 vjetorit të pavarësisë. Kjo dosje tashmë duhet referuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku qeveria e kryesuar nga Kryeministri Berisha ka shkelur hapur kushtetutën dhe integritetin teritorial të Republikës Shqipërisë.

SPAHIU: BERISHA TE PERFUNDOJE SI SANADER, NE BANKEN E TE AKUZUARVE DHE MINISTRA KRIMINELE

Kreshnik Spahiu theksoi gjithashtu se: “ Është në moralin e një shoqërie që jo vetëm të vlerësoj heronjtë dhe rilindasit por edhe të ndëshkoj tradhëtarët e kombit apo ata që kryejnë krime. Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk do kenë stabilitet nëse nuk do vendosim një shtet të hekurt ligjor nëpërmjet ndëshkimit të qeveritarëve që kanë kryer krime, ky është respekti më i madh që ne mund të kemi për historinë dhe integritetin e vendit. Shqipëria ka nevoj të aplikoj për modelin kroat që dërgoj në bankën e të akuzuarve ish kryeministrin Sanader si precedent besimi për t'iu hapur dyert në procesin e integrimit Europian”.

AK mbyll njoftimin për shtyp duke deklaruar se kjo nismë do të vazhdojë të zbatohet për për cdo ministër, deputet, kryetar bashkie, komune demokrat dhe socialist që ka kryer vepra penale me qëllim që publiku të jetë i ndërgjeqshëm që pas disa muajsh një shtet i ri do të pastroj vendin nga politikanët kriminel.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së