TIRANE-Aleanca KuqeZi përkujtoi sot 5 majin, Ditën e Dëshmorëve. Aktivistët e AK vendosën një flamur për cdo dëshmor duke shprehur mirënjohjen për kontributin historik dhe luftën e tyre të lavdishme dhe veprën e përjetshme. Sekretari i përgjishthëm i Aleancës KuqeZi Profesor, Doktor Myslim Pashaj u shpreh se “Aleanca KuqeZi përkujton me nderim të thellë heronjtë e paepur të kombit shqiptar në tokën amë, Shqipëri dhe jo vetëm por në të gjithë trevat shqiptare ku jeta e tyre u sakrifikua për lirinë e kombit tonë”.

Pashaj theksoi se “Aleanca KuqeZi nderon idealin e tyre, i cili përkon me endrrën dhe aspiratën e mbarë shqiptarëve për një Shqipëri të të pavarur, bashkuar dhe me prosperitet. Ideli dhe endrra e tyre nuk mund të keqpërdoret nga krahët e përcarë të politikës, sepse ata u flijuan për lirinë e atdheut dhe flamurin tonë kombëtar".
(jd/shqiptarja.com)