AK kundër ridiskutimit të kufirit
detar: Berisha peng i Athinës
Aleanca KuqeZi ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë që sipas saj “po ridiskutohet në mënyrë meskine nën urdhrin e Kryeministrit Sali Berisha i cili është marrë peng nga politika helene”.
TIRANE - Aleanca KuqeZi ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë që sipas saj “po ridiskutohet në mënyrë meskine nën urdhrin e Kryeministrit Sali Berisha i cili është marrë peng nga politika helene”.
Aktivistët e AK kanë qenë sot në Sarandë nga ku, me mjete lundruese, janë nisur drejt vijës kufitare detare me Greqinë, përgjatë së cilës kanë vendosur shirita të kuq në formë simbolike kundër “ndryshimit të kufijve nga mafia bardhe-blu e dy vendeve”.
Nën sloganin “Shqipëria nuk është për tu shitur”, Aleanca KuqeZi ka kërkuar nga autoritetet e shtetit shqiptar dhe atij grek që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
“Shqipëria nuk është për t’u shitur dhe Berisha e Samaras të mos tentojnë të prekin kufirin shqiptar pasi ne do të mbrojmë me çdo kusht kufirin e Shqipërisë deri në flijim” ka deklaruar Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, i cili mori pjesë aksion.
“Aleanca KuqeZi vjen këtu në kanalin e Korfuzit për të vendosur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Aleanca KuqeZi deklaron se ky është kufiri ndarës në mbështetje të standardeve të së drejtës ndërkombëtare, ky është kufiri që na e kanë lënë të parët tanë, ky është kufiri ku drejtësia shqiptare ka vendosur ndarjen mes dy shteteve”, tha Spahiu.
(im/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.7%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
10.8%
Vota total: 723
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
24 Mars, 09:52
-
Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin
24 Mars, 09:41
-
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Jori bën banjo dielli pa të brendshme: Po ju ore pse s’thoni?
24 Mars, 09:38
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59
-
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova
24 Mars, 08:58
-
'Luizi nuk rrin dot pa pirë drogë' këngëtari debaton ashpër me Oltën: Pse e the? Ia bënte me dorë… (VIDEO)
24 Mars, 08:50
-
Rama në Britaninë e Madhe: Problem që të rinjtë shqiptarë përdoren nga kriminelët! S’e sollën ato drogën këtu, por gjetën tregun
24 Mars, 08:48
-
Ballkani i Hapur? Rama: E rëndësishme negoicimi me Serbinë, duhet ta mbajmë në anën tonë! Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë
24 Mars, 08:43