Aleanca Kuqezi ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese, një padi për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për shitjen e katër hidrocentraleve. Aktivistët e AK-së kanë thënë se shitja e tyre është antikushtetuese dhe antikombëtare, ndaj Gjykata Kushtetuese duhet ta hedhë poshtë këtë vendim.
“Aleanca Kuqezi sapo dorëzoi kërkesën-padi për shitjen e pasurive kombëtare nga qeveria. AK kërkon që këto shitje e konçesione të kthehen mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese sepse janë antikushtetuese”, thanë aktivistët e AK-së, pasi dorëzuan padinë në Gjykatën Kushtetuese.
Ata kanë kërkuar nga ana e kryeministrit Berisha që të heqë dorë nga vjedhja dhe shitja e pasurive të shqiptarëve, ndërsa kanë premtuar se pas 23 qershorit, këto pasuri do t’u rikthehen qytetarëve të këtij vendi. Hidrocentralet që do të privatizohen ndodhen mbi lumin Mat dhe Bistricë.
Privatizimi i hidrocentraleve: Bistrica, Bistrica 1, Ulza dhe Shkopeti janë kundërshtuar nga ana e opozitës, të cilët akuzuan qeverinë se ato janë pasuri kombëtare dhe nuk duhet të shiten, ndërkohë që përgjigja nga ana e ekzekutivit ishte se në një situatë të tillë duheshin lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com